Horoskopi, e hënë 17 korrik 2017

Dashi 21/3 – 20/4

Çdo gjë po ecën siç e kishit planifikuar ju të dashuruarit por ndonjë ndryshim programi ndonjëherë është mëse i nevojshëm. Beqarët do jenë të pafat për të krijuar një lidhje.

Demi 21/4 – 21/5

Jeni gjithmonë shumë të stresuar kur keni disa gjëra njëkohësisht për të zgjidhur ju që jeni në marrëdhënie dashurie. Sot do të tentoni të kërkoni ndihmë te persona që nuk i njihni.

Binjakët 22/5 – 21/6

Mos u shtirni sikur gjithçka po shkon mirë në lidhjen tuaj të dashurisë. Beqarët duhet të sigurohen mirë përpara se të vendosin të hedhin hapa.

Gaforrja 22/6 – 22/7

Sot duhet të anashkaloni gjithçka dhe t’i kushtoni kohë partnerit/es. Beqarët do bënin mirë sot që t’i merrnin gjërat si t’ju vinin pa i menduar gjatë. Në planin financiar tregohuni të matur.

Luani 23/7 – 21/8

Puna është pikësynimi kryesor sot. Kjo ju ka marrë edhe kohën për njeriun tuaj të zemrës, i cili ndjehet i lënë pas dore. Beqarët nuk do duan të krijojnë lidhje.

Virgjëresha 22/8 – 23/9

Ju i keni përgjigjet për një problem që i ka dalë partnerit/es tuaj. Beqarët do tërhiqen jashtëzakonisht shumë nga një person që takojnë dhe mund të nisin edhe një lidhje. Në planin financiar do jeni me fat.

Peshorja 24/9 – 23/10

Partneri/ja ndjehet shumë i sigurt kur është pranë jush. Beqarët nuk do e durojnë dot më vetminë dhe do jenë të gatshëm edhe për aventura kalimtare. Buxheti nuk do jetë në gjendje shumë të mirë.

Akrepi  24/10 – 22/11

Edhe pse ju duket se po partneri/ja po kërkon shumë nga ju sot mbase gaboheni. Beqarët do ndjehen shumë mirë me veten sot. Në planin financiar bëjini me kujdes llogaritë për të shmangur problemet.

Shigjetari 23/11 – 22/12

Nëse sot do t’ju duhet të sqaroni disa dyshime me njeriun që keni përkrah duhet të përballeni. Beqarët do ndjehen mjaft mirë sot.

Bricjapi 23/12 – 20/1

Sot do të kënaqni kuriozitetin e partnerit/es tuaj, duke i treguar një sekret tuajin. Beqarët duhet të tregohen akoma të durueshëm. Financat do jenë të mira falë menaxhimit tuaj.

Ujori  21/1 – 19/2

Duhet të diskutoni herë pas here dhe të ndani opinionet tuaja me partnerin/en. Beqarët do tregohen të nxituar sot. Financat do jenë tepër delikate, kujdes me shpenzimet.

Peshqit 20/2 – 20/3

Keni kuptuar që komunikimi është mjeti më i mirë për të qenë korrekte në marrëdhënien tuaj me partnerin/en. Beqarët nuk do kenë një ditë me fat sot në dashuri. Me financat bëni kujdes.

SHKARKO APP