Horoskopi, e hënë 24 korrik 2017

DASHI

Gjatë ditës së sotme nëse keni projekte në ambientin e punës mund t’ia propozoni eprorëve tuaj. Në aspektin afektiv nëse jeni singëll mund të merrni sot një deklaratë dashurie. Një këshillë: thoni atë që mendoni.

DEMI

Gjatë ditës së sotme do të jeni të gatshëm për tu përballur me gjithçka. Në ambientin e punës do të përballoni gjithçka me qetësi e me ide të qarta. Në aspektin afektiv një zgjedhje e juaja do e bëjë më solid raportin tuaj.

BINAJEKT

Do të keni mundësi shuani kuriozitetin tuaj për shumë gjëra sot. Në ambientin e punës do të kërkohet në shumë qartësi e përpikëri. Në aspektin afektiv do të shijoni mbrëmjen e sotme.

GAFORRJA

Shumë nga pasiguritë tuaja do të mund ti kaloni sot. Në ambientin e punës nuk do të mund të bini dakord në lidhje me një projekt. Në aspektin afektiv do të keni nevojë për më shumë pavarësi.

LUANI

Për të pasur qetësinë që po kërkoni duhet të evitoni të bëni shumë gjëra njëkohësisht. Në aspektin profesional përpiquni të forconi idetë tuaja e të veproni qetësisht.

VIRGJERESHA

Nuk do të jetë një nga atmosferat më të këndshme sot, por që do të dini ta kaloni mirë. Në ambientin e punës do të vlerësoheni për impenjimin dhe korrektësinë tuaj. Në aspektin afektiv humori juaj do të jetë i lëkundur sot.

PESHORJA

Do të keni ide gjeniale edhe pse koha e realizimit të tyre do të jetë e gjatë. Në punë do të mbani qëndrim ndaj një kolegu. Në aspektin afektiv provoni të reagoni me indiferencë ndaj sjelljeve bezdisëse të partnerit tuaj.

AKREPI

Ndikimet yjore sot nuk do të jenë në favorin tuaj kështu që mos u bëni pjesë e diskutimeve në ambientin e punës për të evituar komplikacione. Në dashuri do të ndiheni në siklet për një veprim që e keni kryer.

SHIGJETARI

Më ne fund do të gjeni qetësinë pas një jave të ngarkuar. Në punë, do të keni gjëra të reja për të bërë, me më shumë produktivitet. Në aspektin afektiv, falë përkujdesjes suaj, do të arrini të bindni partnerin për një udhëtim që e keni dëshiruar prej kohësh!

BRICJAPI

Në ambientin e punës, përpiquni të menaxhoni mirë energjitë tuaja! Në aspektin afektiv, do ta lini partnerin të shpreh idenë e tij për organizimin e një mbrëmje mjaftë të këndshme, larg zhurmave, vetëm për ju të dy.

UJORI

Në ambientin privat, do të gjeni qetësinë dhe ekuilibrin e duhur me personat e dashur! Në aspektin afektiv, do të ndiqni mënyrat e duhura për të larguar ndjenjën e xhelozisë tek partneri juaj!

PESHQIT

Një takim i papritur do ju vërë në siklet pasi nuk do të dini si të silleni. Në ambientin e punës mund të shfrytëzoni në avantazhin tuaj një situatë e cila ju favorizon. Në aspektin afektiv partneri mund t’ju bëjë një skenë xhelozie sot. Kujdes!

SHKARKO APP