Horoskopi, e hënë 26 qershor 2017
DASHI-Këtë fundjavë do të keni mundësinë ti besoni hapur një miku tuaj. Në aspektin afektiv nëse jeni në kërkim të një partneri,sot do të bëni një njohje të këndshme.
BINJAKET-Këtë fundjavë do të dëshironi të kaloni çdo moment me personin që dashuroni duke kërkuar vende të qeta. Në kohën e lirë do të gjeni mundësinë të merreni me sport për të ruajtur fizikun tuaj.
GAFORRJA-Yjet ju këshillojnë ti dedikoni më shumë kohë leximit, në aspektin privat do të jeni në kërkim të mundësive të reja e okazionet nuk do të mungojnë. Në planin afektiv do të kuptoheni me një vështrim.
LUANI-Do të keni mbështetjen e yjeve e gjithçka do të vazhdojë në harmoni. Në aspektin afektiv do të keni mundësi tu përkushtoheni aventurave. Një këshillë: shikoni gjithmonë anën pozitive të gjërave.
VIRGJERESHA-Do të përpiqeni të mos i impononi asgjë askujt. Në aspektin privat do të jeni mjaft të çiltër me miqtë tuaj. Në aspektin afektiv duhet të evitoni së qeni dyshues.
PESHORJA-Në aspektin tuaj personal impenjimet do të jenë të shumta por do i përfundoni me sukses. Në dashuri do të jeni mjaft të sinqertë e të disponueshëm ndaj partnerit.
AKREPI-Gjatë gjithë fundjavës do të jeni mjaft të disponueshëm ndaj partnerit tuaj. Në aspektin privat do të hiqni dorë nga një impenjim që do ju duket mjaft stresues. Një këshillë: frekuentoni lokalet që ju pëlqejnë nën shoqërinë e miqve.
SHIGJETARI-Do të jeni plot energji pozitive e idetë tuaja të pazakonta do të magjepsin këdo që do i dëgjojë. Në ambientin e punës do të bindni një koleg tuajin se si duhet të veprojë. Në planin afektiv do të jeni mjaft kritikë sot.
BRICJAPI-Do të jeni një këshillues mjaft i mirë sot për të gjithë ata që ju rrethojnë. Në aspektin afektiv partneri juaj do të ndihet i lumtur për gjithë vëmendjen që do i kushtoni.
UJORI-Do të kaloni një fundjavë të bukur në shoqërinë e miqve tuaj më të dashur. Në aspektin privat do të fitoni një betejë me dikë që e njihnit prej shumë kohësh. Në aspektin afektiv do të keni një surprizë të mirëpritur.
PESHQIT-Gjatë ditës së sotme do të ndiheni në siklet duke iu shmangur kontakteve sociale. Në aspektin privat mos u demoralizoni nga zhgënjime të vogla, por vlerësoni thellësisht personalitetin e partnerit tuaj.