Horoskopi, e martë 1 gusht 2017

DASHI 21/3-20/4

Konfigurimi i yjeve do e bëjë jetën në çift edhe më të bukur sot. Beqarët do kenë njohje të reja me persona interesantë. Sektori i financave do jetë i ekuilibruar dhe aspak problematik.

DEMI 21/4-21/5

Sot priten ndryshime të mëdha në jetën tuaj në çift. Do kaloni momente emocionuese me partnerin/ en dhe do merrni vendime të rëndë- sishme së bashku. Financat do jenë kryesisht të mira.

BINJAKET 22/5-21/6

Ju që jeni në një lidhje nuk do jeni aspak të duruar dhe mund të bë- ni gabime sot. Kujdes sepse partneri/ja vërtet tregohet përgjithë- sisht i kuptueshëm, por çdo gjë e ka një kufi.

GAFORRJA 22/6-22/7

Pas një periudhe jo dhe shumë të mirë për jetën në çift, sot do bëni gjithçka që keni në dorë për të krijuar një ambient të ngrohtë. Dozat e komunikimit gjithashtu do shtohen mjaft.

LUANI 23/7-21/8

Gjatë kësaj dite, ata që janë në një lidhje nuk do kenë as tabu dhe as gjëra të ndaluara. Venusi do iu ndihmojë të tregoheni më të hapur dhe do tentoni risi.

VIRGjERESHΑ 22/8-23/9

Edhe pse mund të keni disa debate me partnerin/en tuaj gjatë kësaj dite, çdo gjë do rregullohet në shtrat. Nuk mund t’i rezistoni dot atij kur ta keni aq pranë.

PESHORJA 24/9 23/10

Do jeni shumë xhelozë për atë që keni në krah gjatë kësaj dite dhe mund të bëni disa skena që nuk do i pëlqejnë partnerit/es. Kujdesuni të mos e lëndoni atë.

AKREPI 24/10-22/11

Jeta juaj në çift do shkojë për mrekulli gjatë kësaj dite. Gjithë gëzimi do reflektohet në të gjitha fushat e tjera të jetës dhe dita do jetë e shkëlqyer. Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj.

SHIGJETARI 23/11-22/12

Dielli do ndikojë pozitivisht sot në jetën tuaj në çift dhe do e bëjë ambientin më harmonik. Priten emocione të forta. Beqarët nga ana tjetër do jenë edhe më të favorizuar në dashuri.

BRICJAPI 23/12-20/1 

Falë konfigurimit jo të mirë të Neptunit, ka rrezik që jeta juaj në çift të jetë e mbushur me probleme dhe debate. Nëse e doni partnerin/en tuaj si më parë bëni gjithçka që ta ndryshoni situatën.

UJORI 21/1-19/2

Priten disa probleme të vogla në çift gjatë kësaj dite, kështu që tregohuni më të matur me fjalët. Gjithsesi në fund të ditës situata do përmirësohet. Beqarët do kenë më shumë fat në dashuri.

PESHQIT 20/2-20/3

Nëse jeni në çift mos merrni vendime impulsive gjatë kësaj dite sepse shumë shpejt do pendoheni. Nëse keni pasur probleme të mëdha nuk duhet të ndaheni pikërisht sot.

SHKARKO APP