Horoskopi, e martë 13 qershor 2017

Dashi 21/3 – 20/4

Do jeni në humor të shkëlqyer sot ju të dashuruarit dhe do ja shprehni akoma më shumë ndjenjat atij që keni në krah. Në planin financiar do keni sukses të garantuar.

Demi 21/4 – 21/5

Ditë e ngrohtë, me diell dhe ngjyra do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Pranë partnerit/es do përjetoni kënaqësi të paimagjinueshme. Beqarët nuk duhet të jenë shumë impulsivë.

Binjakët 22/5 – 21/6

Sot do keni konflikte të njëpasnjëshme me partnerin/en tuaj dhe shpesh do ndiheni keq. Hiqni dorë nga të qenit mendjemëdhenj dhe jini sa më të hapur ndaj ndryshimeve.

Gaforrja 22/6 – 22/7

Do jeni tej mase tolerantë me partnerin/en tuaj sot dhe marrëdhënia me të ka për të qenë e jashtëzakonshme. Edhe ata që kanë pasur debate e probleme serioze do jenë më të qetë.

Luani 23/7 – 21/8

Jeta juaj në çift nuk do ecë shumë mirë gjatë kësaj dite. Herë pas here do keni debate dhe probleme serioze dhe do ndiheni keq. Beqarët nuk do duan të hedhin asnjë lloj hapi të nxituar.

Virgjëresha 22/8 – 23/9

Mundohuni ta kontrolloni veten sot ju të dashuruarit dhe të mos bëni gjëra të gabuara. Nëse tregoheni pak më tepër tolerantë dhe të duruar keni për të qenë më të fituar. Financat do jene goxha delikate.

Peshorja 24/9 – 23/10

Tregohuni sa më të matur që të mundeni sot ju të dashuruarit sepse po bëtë gabime do keni mosmarrëveshje të forta me partnerin/en. Beqarët do merren me diçka shumë të rëndësishme gjatë kësaj dite.

Akrepi 24/10 – 22/11

Para se të flisni dhe t’i kërkoni diçka partnerit/es tuaj sot duhet të reflektoni disa herë. Beqarët do jenë optimistë, të qeshur dhe energjikë. Buxhetin do e keni nën kontroll.

Shigjetari 23/11 – 22/12

Pavarësisht të gjitha vështirësive që keni pasur kohët e fundit në jetën tuaj në çift, sot do jeni më të qetë dhe do i shihni gjërat me një sy tjetër.

Bricjapi 23/12 – 20/1

Ditë shumë e animuar do jetë kjo e sotmja për të gjithë ata qe janë në një lidhje. Partneri do ju mbajë në pëllëmbë të dorës në çdo moment. Në planin financiar do jeni shumë më të arsyeshëm.

Ujori 21/1 – 19/2

Do jeni shumë egoist sot ju të dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin nuk do ecë ashtu si keni dashur. Po vazhduat kështu shumë shpejt kanë për të ardhur probleme serioze.

Peshqit 20/2 – 20/3

Ditë e mirë ka për të qenë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Beqarët duhet t’i shprehin sa më shumë ndjenjat e tyre, sepse vetëm ne atë mënyrë do mund ta gjejnë princin e kaltër.

SHKARKO APP