Horoskopi, e martë 18 korrik 2017

Dashi 21/3 – 20/4

Efektet acaruese dhe kapriçoze të disa planteteve do të ndikojnë në shenjën tuaj. Mundohuni të relaksoheni sa më shumë dhe nëse do të ketë ndonjë debat acarues, bëni durim se do kalojë.

Binjakët 22/5 – 21/6

Kapaciteti juaj i komunikimit nuk vihet në diskutim, edhe pse do të jeni të hutuar, ndoshta sepse dashuria kërkon shumë. Sfera sentimentale, do të jetë prioriteti juaj aktual.

Gaforrja 22/6 – 22/7

Ylli juaj udhëheqës është në anën tuaj! Më në fund, në sferën profesionale, mund të bëni ato zgjedhje kurajoze të cilat i keni shtyrë prej kohësh.

Luani 23/7 – 21/8

Do të jeni jashtë mase sentimental dhe do të zbuloni gëzime të vogla edhe te lidhjet më solide, si në lidhjet familjare dhe në ato miqësore. Asgjë nuk do e shkatërrojë sigurinë që keni fituar.

Virgjëresha 22/8 – 23/9

Një numër i madh planetësh do të kthehen në shenjën tuaj dhe do ju buzëqeshin. Duhet të planifikoni hapat dhe sfidat. Në profesion dhe në dashuri, do të riktheheni të jeni protagonistë të vendosur.

Peshorja 24/9 – 23/10

Ekuilibri dhe harmonia që ju rrethojnë, do ju bëjnë edhe më të plotësuar dhe të vendosur. Ka disa zgjedhje që dini si ti çoni përpara pa asnjë problem, mjafton të besoni…

Akrepi 24/10 – 22/11

Do të përballoni me vendosmëri çdo kundërshti me të cilën do të haseni, në sajë të bujarisë së Marsit. Do të negocioni fortë, por do të arrini që t’i përballoni të gjitha problemet… vazhdoni kështu!

Shigjetari 23/11 – 22/12

Optimizmi dhe besimi do të jenë pikë force e garantuar nga një numër i madh planetësh për shenjën tuaj. Kjo e martë do të jetë mjaft bujare. Vetëm sfera sentimentale do ju trazojnë.

Bricjapi 23/12 – 20/1

Duke arsyetuar dhe menduar me kujdes, mund të shfrytëzoni më së miri kohën tuaj. Hëna do ju buzëqeshë dhe kështu më në fund, mund të kaloni momente qetësie dhe humori të mirë.

Ujori 21/1 – 19/2

Në këto momente do të donit të shkëputeshit nga gjithçka dhe të zhdukeni larg. Dëshironi që të organizoheni sa më mirë, në prag të sfidave që ju presin.

Peshqit 20/2 – 20/3

Mos lejoni që të mposhteni nga disa pasiguri. Do të keni objektiva të mirëpërcaktuar dhe kohën e nevojshme për të organizuar çdo gjë pa problem. Përvishni mëngët dhe veproni me kthjelltësi.

Demi 21/4 – 21/5

Për të lindurit e kësaj shenje do të jetë një ditë plot angazhime, por e frytshme. Fuqia e Hënës do ju dhurojë vetëdijen për të vepruar siç duhet. Do të tregoni të gjithë devotshmërinë tuaj në punë dhe kudo.

SHKARKO APP