Horoskopi, e martë 22 gusht 2017
Dashi 21/3 – 20/4
Do keni disa keqkuptime gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift sot, por gjithçka mund të zgjidhet shpejt nëse tregoheni të matur e të kujdesshëm. Financat do jenë në gjendjen e tyre më të mirë.
Demi 21/4 – 21/5
Ditë jo shumë e mirë kjo e sotmja për marrëdhënien në çift. Do keni debate serioze me partnerin/en dhe do iu duket sikur zymtësia do iu mbulojë përgjithmonë.
Binjakët 22/5 – 21/6
Tregohuni më realistë gjatë kësaj dite për jetën tuaj në çift dhe mos ëndërroni më shumë sesa duhet. Vetëm në këtë mënyrë lidhja juaj do ecë në rrugën e duhur.
Gaforrja 22/6 – 22/7
Ditë e tensionuar dhe e mbushur me debate për ata që janë në një lidhje. Asgjë nuk do shkojë ashtu si ju e kishit menduar, kështu që bëni kujdes. Të ardhurat gjithashtu do fillojnë pak nga pak të stabilizohen.
Luani 23/7 – 21/8
Ka shumë mundësi që partneri/ja t’iu bëjë një propozim emocionues sot. Përgatituni shpirtërisht sepse nga përgjigjja që do jepni do varet e ardhmja juaj.
Virgjëresha 22/8 – 23/9
Marrëdhënia në çift do jetë edhe më e ngrohtë gjatë kësaj dite. Do kuptoheni më së miri me partnerin/en dhe do i zgjidhni një nga një të gjitha problemet.
Peshorja 24/9 – 23/10
Në jetën tuaj në çift do ndodhin gjëra të mrekullueshme gjatë kësaj dite. Emocionet do jenë të forta dhe të njëpasnjëshme. Beqarët do joshen nga dikush që nuk vlen aspak.
Akrepi 24/10 – 22/11
Nëse keni shumë kohë në një lidhje dashurie, sot do filloni të mendoni për një të ardhme më të sigurtë. Një periudhë shumë e bukur po iu pret. Në planin financiar situata do jetë mjaft delikate.
Shigjetari 23/11 – 22/12
Ditë përgjithësisht pozitive dhe aspak problematike kjo e sotmja për të dashuruarit. Do kuptoheni më së miri me njeri-tjetrin dhe do i harroni mosmarrëveshjet që keni pasur dikur.
Bricjapi 23/12 – 20/1
Tregohuni më të kujdesshëm kur të flisni me partnerin/en tuaj sot dhe mos mendoni se çdo gjë që mund t’i thoni ai mund ta gëlltisë. Mos krijoni kot së koti debate apo probleme.
Ujori 21/1 – 19/2
Jeta sentimentale e çifteve do jetë shumë e qetë. Kjo do iu krijojë atyre mundësinë të flasin për disa tema delikate dhe më në fund t’iu japin nga një zgjidhje.
Peshqit 20/2 – 20/3
Ditë mjaft premtuese kjo e sotmja për të dashuruarit. Do e vlerësoni shumë përkrahjen që partneri/ja iu ka dhënë kohët e fundit dhe do keni më tepër besim tek ai.