Horoskopi, e martë 25 korrik 2017
Dashi 21/3 – 20/4
Marsi e bën gjithçka të qartë dhe të kulluar! Por ju keni një problem që është i lidhur me energjinë, jeni shumë pak të përqendruar për shkak të kundërshtisë së planetëve në shenjën tuaj.
Demi 21/4 – 21/5
Shpesh, nëse nuk mund të udhë- toni realisht, ju pëlqen të përdorni fantazinë për të qenë mirë pa limit. Kështu do bëni dhe këtë të martë.
Binjakët 22/5 – 21/6
Nuk jeni vetëm dhe mund të keni besim tek mbështetja e pakushtë- zuar e atyre personave që ju duan vërtetë. Venusi ju jep mbështetje dhe do të keni instrumentet për të përballuar çdo nisëm tuajën.
Gaforrja 22/6 – 22/7
Financat po kalojnë një situatë jo shumë të mirë dhe për këtë arsye ka disa momente teknike që duhet t’i menaxhoni. Bëni mirë që gjërat t’i lini të ndodhin spontanisht, pa i sforcuar. Ditë e qetë për të dashuruarit.
Luani 23/7 – 21/8
Do të thirreni për t’i dhënë drejtim një situate, duke dhënë përgjigjen e duhur ndaj një sërë pyetjesh. Do të keni fuqinë dhe gjallërinë e duhur në sajë të ndikimit të Marsit për të përballuar çdo të papritur.
Virgjëresha 22/8 – 23/9
Nuk duhet të zmadhoni por as të banalizoni shqetësime që s’iu bëjnë të ndiheni mirë dhe që mund të shfaqen si në fushën profesionale dhe në atë të ndjenjave.
Peshorja 24/9 – 23/10
Keni në favorin tuaj thuajse të gjithë planetët, për të kapërcyer pengesat burokratike. Nëse kaq nuk mjafton, buzëqeshuni kundërshtarëve, do ti destabilizoni me pozitivitetin tuaj.
Akrepi 24/10 – 22/11
Drejt jush po hapen mundësi shumë të mira dhe interesante, të cilat as nuk i mendonit deri para disa muajsh. Do të keni mbështetjen e planetëve, çka do e bëjë çdo situatë më relaksuese dhe të qetë.
Shigjetari 23/11 – 22/12
Do të jeni të vendosur dhe do të keni çdo situatë nën kontroll. Të kujdesur deri në detaje, energjik dhe të vendosur mund të përballeni me çfarëdo problematike në punë. Financat do arrini t’i stabilizoni.
Bricjapi 23/12 – 20/1
Do të jetë një e martë e çmuar në sajë të mbështetjes së Hënës dhe Venusit. Në sferën ekonomike duhet të bëni kujdes me shpenzimet. Ndërsa sa i takon dashurisë, do të rikthehet buzëqeshja.
Ujori 21/1 – 19/2
Mos humbni kohë nga pushimet, por mundohuni që të liroheni nga angazhimet që keni, në mënyrë që të “shpëtoni” sa më parë. Mbështetja e planetëve e bën gjithçka më të lehtë dhe pa asnjë komplikim.
Peshqit 20/2 – 20/3
Kushtojini vëmendje maksimale sferës profesionale, për shkak se ka jo pak nervozizëm dhe presion, të cilin nuk do dini si ta menaxhoni.