Horoskopi, e martë 27 qershor 2017

Dashi 21/3 – 20/4

Ditë përgjithësisht e bukur dhe me diell kjo e sotmja për të dashuruarit. Do kuptoheni mirë me njëri-tjetrin dhe nuk do keni konflikte. Financat duhet t’i administroni me kujdes.

Demi 21/4 – 21/5

Ndikimi i yjeve nuk do jetë shumë pozitiv për jetën sentimentale të çifteve. Beqarët me shumë gjasa do e bëjnë për vete personin që pëlqejnë. Sektori i financave do jetë i qetë.

Binjakët 22/5 – 21/6

Ditë mjaft e turbullt kjo e sotmja për jetën sentimentale të çifteve. Për beqarët dita do jetë më pozitive. Në planin financiar do tregoheni të paarsyeshëm dhe problemet do jenë goxha të mëdha.

Gaforrja 22/6 – 22/7

Konfigurimi i yjeve do jetë mjaft i mirë për jetën tuaj sentimentale sot. Beqarët do jenë gjithë kohës në kërkim, por nuk kanë për ta gjetur personin që kanë ëndërruar. Në planin financiar do kryeni transaksione me rëndësi.

Luani 23/7 – 21/8

Entuziazmi dhe emocionet do e pushtojnë sot jetën sentimentale të çifteve. Beqarët do kenë takime të shumta, por asnjeri nuk do ua mbushë mendjen për lidhje. Në planin financiar nuk duhet të shpenzoni shumë.

Virgjëresha 22/8 – 23/9

Edhe nëse keni debate të forta me partnerin/en tuaj nuk duhet të tregoheni pesimistë. Beqarët me shumë gjasa do e gjejnë personin ideal dhe do ndihen më të qetë. Situata financiare është delikate. Kujdes!

Peshorja 24/9 – 23/10

Ka rrezik që jeta juaj në çift të jetë mjaft e trazuar gjatë kësaj dite. Beqarët duhet të dalin sa më shumë që të mundin në mënyrë që të takojnë persona të shumtë. Financat do jenë të mbrojtura.

Akrepi 24/10 – 22/11

Do i shprehni edhe më shumë ndjenjat sot për të dashurin tuaj të zemrës dhe çdo gjë do shkojë më së miri ndërmjet jush. Beqarët do kenë takime interesante.

Shigjetari 23/11 – 22/12

Jeta juaj në çift do ketë një rëndësi shumë të madhe gjatë kësaj dite. Beqarët jo vetëm që do kenë takime, por do gjejnë një person, i cili do jetë fiks si ata e kishin ëndërruar.

Bricjapi 23/12 – 20/1

Do keni shumë mosmarrëveshje sot me atë që keni në krah dhe kjo do iu mërzitë pa masë. Beqarët nuk duhet të pranojnë çdo lloj ftese që do iu bëhet sepse mund të lëndohen.

Ujori 21/1 – 19/2

Nëse ka disa gjëra që nuk iu pëlqejnë tek ai që keni në krah është më mirë t’ia thoni. Beqarët do jenë sharmantë. Financat do fillojnë të përmirësohen pak nga pak.

Peshqit 20/2 – 20/3

Asnjë planet nuk do ndikojë drejtpërdrejt në jetën sentimentale të çifteve. Për beqarët ndikimi i planetëve do jetë mjaft pozitiv. Financat nuk do jenë të favorizuara.

SHKARKO APP