Horoskopi, e mërkurë 26 korrik 2017

Dashi 21/3 – 20/4

Venusi do e mbrojë gjatë gjithë kohës jetën tuaj në çift sot. Nuk do i mbani asnjë inat partnerin/es dhe do tregoheni më tolerantë me të. Beqarët do kenë takime pa fund.

Demi 21/4 – 21/5

Gjatë kësaj dite do iu duket sikur do ringjalleni në jetën tuaj në çift. Marrëdhënia me partnerin/en do jetë e mrekullueshme dhe nuk do i mbani inat njeri-tjetrit për asgjë. Beqarët do kenë një ditë të qetë.

Binjakët  22/5 – 21/6

Ditë e mbushur me argëtim dhe entuziazëm kjo e sotmja për të dashuruarit. Do organizoni edhe një darkë romantike në mbrëmje dhe emocionet do jenë të papërshkrueshme.

Gaforrja 22/6 – 22/7

Ditë me fat dhe e mbushur me emocione të forta kjo e sotmja për të dashuruarit. Do i zgjidhni të gjitha mosmarrëveshjet dhe do shihni me optimizëm drejt së ardhmes.

Luani 23/7 – 21/8

Nuk do bini dakord me partnerin/ en tuaj gjatë kësaj dite dhe mosmarrëveshjet me të do jenë të shumta. Financat nuk do ndikohen nga asnjë planet kështu që çdo gjë do varet nga sjellja juaj.

Virgjëresha 22/8 – 23/9

Ditë e bukur dhe e mbushur me emocione të forta kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Beqarët do kenë takime të rëndësishme dhe nuk do ndihen më të vetmuar. Financat do jenë më të mira.

Peshorja 24/9 – 23/10

Mos iu ngjitni shumë partnerit/es tuaj sot, por lëreni të marrë frymë lirisht. Vetëm në këtë mënyrë ai do iu dojë t’iu ketë pranë për gjithë jetën. Financat do jenë më të mira se kohët e fundit.

Akrepi 24/10 – 22/11

Nëse doni që lidhja juaj të jetë afatgjatë dhe të kaloni momente të mrekullueshme duhet të toleroni dhe të falni pak më tepër. Beqarët do arrijnë të gjejnë personin e duhur.

Shigjetari 23/11 – 22/12

Do ngrini shumë pikëpyetje gjatë kësaj dite për jetën tuaj në çift dhe mund të merrni edhe vendime të rëndësishme. Financat duhen organizuar më mirë. Mos rrezikoni duke dhënë para hua.

Bricjapi 23/12 – 20/1

Të gjithë planetët do bëhen bashkë sot dhe do e mbrojnë jetën tuaj në çift. Mundësitë nuk do mungojnë, vetëm duhet t’i bëni sytë katër. Financat do vijnë duke u përmirësuar.

Ujori 21/1 – 19/2

Do jetë e vështirë të bini në një mendje me partnerin/en tuaj sot dhe kjo mund të shkaktojë mosmarrëveshje dhe debate të forta. Në planin financiar situata do jetë mjaft e qëndrueshme.

Peshqit 20/2 – 20/3

Falë ndikimit mjaft pozitiv të yjeve, sot do keni më shumë besim se lidhja që keni krijuar është e duhura. Financat nuk do jenë aspak problematike.

SHKARKO APP