Horoskopi, e Mërkurë 9 Gusht 2017
Dashi
Do ndodhin gjëra shumë të veçanta gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift kështu që duhet të përgatiteni për kënaqësi pa fund. Momentet e lumtura do jenë të njëpasnjëshme.
Demi
Falë ambientit të mirë yjor ju do bashkëpunoni më tepër me atë që keni në krah dhe do e përforconi lidhjen tuaj. Imagjinata do jetë më e zhvilluar dhe do përjetoni emocione të reja.
Binjakët
Së bashku me partnerin/en tuaj sot do kaloni momente shumë të këndshme dhe do e keni më të lehtë të flisni edhe për tema delikate. Saturni mund t’iu sjellë probleme financiare.
Gaforrja
Nën ndikimin e Venusit ka shumë mundësi që lidhja juaj sentimentale të kthehet në një miqësi të mirë. Edhe pse në fillim do iu duket e vështirë për ta pranuar do e shihni se ishte vendimi më i mirë i mundshëm.
Luani
Marrëdhënia juaj me partnerin/en do jetë shumë e mirë gjatë kësaj dite. Nuk do mungojnë as momentet e lumtura dhe të mbushura me emocione. Në planin financiar çdo gjë duhet të llogaritet mirë.
Virgjëresha
Do e lini pas dore sot jetën tuaj në çift sepse do jeni të mbushur me angazhime familjare dhe profesionale. Për të mos pasur debate me partnerin/en, do bënit mirë t’ia sqaronit atij situatën.
Peshorja
Ata që janë në një lidhje duhet të mos e teprojnë me xhelozinë gjatë kësaj dite sepse një shkëndijë e vogël dhe atmosfera mund të shpërthejë keq. Fati do iu buzëqeshë në planin financiar.
Akrepi
Në përgjithësi klima në sektorin e dashurisë do jetë e ngrohtë gjatë kësaj dite. Vetëm ata që kanë pasur zënka të forta nuk do rimarrin dot veten aq lehtë.
Shigjetari
Ka rrezik që jeta juaj në çift të jetë shumë e trazuar sot. Do keni debate të zjarrta me atë që keni në krah dhe atmosfera do jetë delikate. Kujdes me ato që do thoni. Financat do jenë të mbrojtura nga yjet.
Bricjapi
Do jeni shumë posesivë gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift dhe nga momenti në moment mund të lindin mosmarrëveshje me partnerin/en.
Ujori
Ditë e qëndrueshme dhe pa asnjë problem kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do ia kaloni mjaft mirë pranë partnerit/es dhe mund të mendoni edhe për një bashkëjetesë.
Peshqit
Edhe pse do jeni në një lidhje, do ndiheni shumë të vetmuar gjatë kësaj dite. Partneri/ja do jetë i angazhuar me punë dhe nuk do iu kushtojë aspak vëmendje.