Horoskopi, e premte 4 gusht 2017

DASHI 21/3-20/4

Ditë romantike do të jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Në planin financiar do arrini të përmirësoni të ardhurat.

DEMI 21/4 – 21/5

Yjet parashikojnë një ditë të qetë sot për ata që janë në një marrëdhënie. Në planin financiar gjërat do të ndryshojnë për mirë, mos u shqetësoni.

BINJAKET 22/5 – 21/6

Sot të dashuruarit do të jenë në humor për çdo lloj çmendurie. Beqarët do ndikohen nga yjet dhe do jenë më joshës se kurrë më parë.

GAFORRJA 22/6 – 22/7

Komunikimi parashikohet të jetë në nivelet më të mira mes partnerëve gjatë kësaj të mërkure. Të shkuarën e hidhur do e harroni përgjithmonë duke e hedhur pas krahëve.

LUANI 23/7 – 21/8

Jeta juaj në çift nuk do të jetë aspak harmonike sot. Mjafton që të ndaleni për pak për të hequr nga vetja gjithë atë ngarkesë emocionale që keni akumuluar.

VIRGjERESHΑ 22/8 – 23/9

Ditë fantastike kjo e sotmja për ata që janë në lidhje. Shumë gjëra kanë ndryshuar për mirë dhe atmosfera në çift paraqitet e këndshme.

PESHORJA 24/9 – 23/10

Do jeni më të sigurt sot për vazhdimësinë e jetës suaj në çift dhe do dashuroheni qetë- sisht me personin në krah. Marrëdhënia ka për të ecur mrekullisht.

AKREPI 24/10 – 22/11

Ka rrezik që debatet në jetën tuaj në çift të jenë të njëpasnjëshme sot. Beqarët do jenë gjithë kohës të hallakatur duke lënë pas dore edhe ftesat e rëndësishme.

SHIGJETARI 23/11 – 22/12

Do i përkushtoheni me të gjitha forcat tuaja marrëdhënies në çift që gjithçka të shkojë mirë. Kjo gjë do ju shpërblehet, pasi edhe partneri do ta kuptojë se sa i rëndësishëm është për ju.

BRICJAPI 23/12 – 20/1

Ditë e qëndrueshme parashikohet kjo e mërkurë për ata që janë në një marrëdhënie. Edhe beqarët do jenë me fat në dashuri dhe e ardhmja e tyre do ndryshojë njëherë e mirë.

UJORI 21/1 – 19/2

Dinamizmi dhe alegoria do mbushin ditën tuaj sot në çift. Çdo moment do jetë i veçantë dhe i mbushur me gëzim dhe dashuri. Financat do jenë delikate, do ju duhet të luftoni për të kryer shpenzimet.

PESHQIT 20/2 – 20/3

Humori juaj paraqitet me luhatje gjatë kësaj të mërkure dhe kjo do bëjë që të mos ndjeheni aspak të qetë. Edhe partneri nuk do ju tolerojë dhe do tregohet mjaft strikt ndaj jush.

SHKARKO APP