Horoskopi, e premte 6 tetor 2017
Dashi
Sot do të kërkoni ndihmën e miqve dhe të afërmve, por përgjigjet do të jenë zhgënjyese. Mos u dëshpëroni, sepse dikush me të cilin njiheni shumë pak, do t’ju ndihmojë në zgjidhjen e një problemi.
Demi
Sot duhet t’i përballonit të gjitha diskutimet me maksimumin tuaj të qetësisë. Besojuni aftësive tuaja dhe përpiquni të përqendrohuni shumë në punë. Do të vlerësoheni.
Binjakët
Do të ndiheni të forcuar për të marrë vendime dramatike. Ndërkohë, perspektivat në dashuri do të ndryshojnë papritur. Jini vigjilentë!
Gaforrja
Sot nuk ndiheni të qetë dhe do t’ju duket sikur të gjithë e kanë me ju sot. Marsi do të ndikojë për keq te ju, duke krijuar zënka me personat e dashur. Parashikohen ndryshime të papritura të programeve.
Luani
Sot jeni shumë nostalgjik. Një këngë mund t’ju kthejë në mendje një person të cilin e keni dashur shumë. Do t’ju përfshijnë momente trishtimi, por veproni që ta tejkaloni këtë situatë.
Virgjëresha
Juve ju pëlqejnë gjërat e bukura dhe të kushtueshme dhe ju investoni shumë kohë për t’i përftuar. Miqtë do të jenë shumë të rëndësishëm për ju sot. Mbusheni shtëpinë me qirinj dhe ftojeni partnerin tuaj për një darkë romantike.
Peshorja
Sot do të hasni probleme me dokumente të ndryshme, gjithsesi do t’ia dilni. Nëse në zemër ndjeni ftohtë atëherë mos e lini veten të zhytet në trishtim dhe mos u mendoni gjatë. Venera do t’ju ndihmojë për këtë.
Akrepi
Duhet të mendoni për të ardhmen dhe ju këshillohet që të kurseni para. Mos e fusni dorën në portofol nëse nuk jeni të sigurt për pazaret që do të bëni. Do të ndiheni më të sigurt në vete.
Shigjetari
Ndiheni në vështirësi për shkak të një borxhi ose kredie të kushtueshme që e keni marrë kohë më parë. Bëni ndonjë llogari përpara se të shpenzoni. Rreth vetes keni persona jo të besuar.
Bricjapi
Përpiquni të jeni më të rezervuar në dashuri. Për të zgjedhur një rrugë më të mirë në jetë, lërini mënjanë emocionet. Sot do t’ju vijë një mesazh shumë i rëndësishëm . Bëni kujdes me rrjetet sociale.
Ujori
Sot mund të bëni ndonjë shpenzim të paparashikuar. Ditë fatlume për të lindurit ditën e premte dhe të hënë. Momente alegorie në familje. Jini më realist në dashuri. Shmangni borxhet.
Peshqit
Bëni kujdes në thellimin e njohjeve të reja. Mundësi të mira për këdo që po kërkon të blejë apo të ndërtojë një shtëpi. Ka ardhur momenti që të merrni një vendim përfundimtar për punën tuaj.