Horoskopi, e shtunë 1 korrik 2017
Dashi 21/3 – 20/4
Mërkuri qëndron në pozicion të kundërt, për marrëdhënien tuaj në çift, por përsëri do arrini të sqaroni disa mosmarrëveshje. Beqarët që do kenë mundësi për takime. Financat do vinë duke u përmirësuar.
Demi 21/4 – 21/5
Pak mërzitje do të spikasin në ditën e sotme ata që janë në një marrëdhënie. Beqarët nuk duhet të bëjnë sakrifica vetëm për të ndryshuar statusin. Financat janë mira.
Binjakët 22/5 – 21/6
Është pikërisht kalimi tranzit i Mërkurit në shenjën tuaj që harmonizon jetën në çift. Beqarët më mirë të qëndrojnë vetëm. Buxheti nuk do jetë i qëndrueshëm.
Gaforrja 22/6 – 22/7
Dita e sotme do të jetë mëse normale, por në mbrëmje lajme të mira nga partneri/ja do të ngrenë paksa moralin. Beqarët do bëjnë mirë të qëndrojnë me këmbë në tokë. Financat do përmirësohen dalëngadalë.
Luani 23/7 – 21/8
Qielli tregon përsëri shenjat dhe anët e mira sidomos në lidhje me partnerin/en. Beqarët nuk do kenë takime. Në planin financiar nuk do keni vështirësi.
Virgjëresha 22/8 – 23/9
Është pikërisht vullneti dhe dëshira për të hedhur hapa të mëtejshëm në marrëdhënien me partnerin/ en. Beqarët nuk do jenë me fat në dashuri. Në planin financiar situata do ndryshojë pozitivisht.
Peshorja 24/9 – 23/10
Disi të pavendosur për disa çështje që kërkojnë një përqendrim nga ana juaj dhe e partnerit/es. Beqarët nuk do dinë çfarë hapash të bëjnë për ta ndryshuar statusin. Buxhetin e mbani nën kontroll.
Akrepi 24/10 – 22/11
Afërdita në shenjë ju bën shumë tërheqës, jo vetëm në sytë e partnerit/ es, por edhe në sytë e kolegëve që punojnë me ju. Beqarët do kenë takime mjaft. Në planin financiar nuk parashikohen probleme.
Shigjetari 23/11 – 22/12
Hëna dhe Mërkuri bashkëveprojnë në mënyrë shumë pozitive për ju të dashuruarit sot. Beqarët do kenë vetëm mundësi për flirtime.
Bricjapi 23/12 – 20/1
Jeta në çift duket paksa e trazuar, por është vetëm diçka kalimtare. Beqarët nuk duhet ta lënë t’iu ikë nga duart një rast që do iu jepet sepse mund të pendohen. Në planin financiar tregohuni të kujdesshëm.
Ujori 21/1 – 19/2
Sot do t’ju karakterizojë një dëshirë për të ndërmarrë vendime të rëndësishme në marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët nuk ndihen gati për ndryshime në status. Në planin financiar do i hidhni hapat me maturi.
Peshqit 20/2 – 20/3
Krijimtaria dhe intuita që keni ju bëjnë shpesh të fitoni pikë, që do të thotë punë, para dhe sukses. Beqarët do realizojnë disa takime. Në planin financiar do gjeni zgjidhje për te gjitha problemet.