Horoskopi, e shtunë 10 shtator 2016

Dashi – Klima ne çift do jete shume e ngrohte gjatë kësaj dite. Do i kaloni me lehtësi të gjitha problemet qe keni pasur me partnerin tuaj dhe do ndiheni me mire. Dite e favorshme qe beqaret te nisin histori te bukura dashurie. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo sekonde. Plutoni mund ta trondite ekuilibrin financiar. Kujdes me shpenzimet qe do bëni sepse mund te keni vështirësi më vonë.

Demi – Nuk do kuptoheni shume mire me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe kjo mund te sjelle disa probleme. Mundohuni te tregoheni pak me tolerante dhe falni. Rrethanat do jene te favorshme qe edhe beqaret ta gjejnë shpirtin e tyre binjak. Përfitoni nga çdo mundësi qe do iu jepet. Ekuilibri financiar nuk do këtë tronditje aspak. Megjithatë mire është qe investimet t’i lini për me vone.

Binjaket – Do dyshoni se ai qe keni ne krah po flirton me dike tjetër sot dhe kjo do sjelle shume debate. Mos merrni vendime te nxituara pa qene te sigurt. Beqaret duhet te tregohen me te duruar nëse duan te gjejnë personin e duhur. Po u nxituat mund te krijoni lidhje qe do iu bëjnë te vuani. Ne planin financiar do iu jepen mundësi te mira për ta përmirësuar atë. Shfrytëzojini.

Gaforrja – Fale mjedisit te ngrohte yjor çdo gjë do shkoje mire ndërmjet jush dhe partnerit tuaj. Do keni me tepër besim tek njeri-tjetri dhe do flisni me tepër me te. Beqaret do e lëne pas kohen e vetmisë dhe do fillojnë një etape te re mjaft interesante. Financat ne përgjithësi do jene te mira. Shmangni gjithsesi investimet shume te mëdha. Shpenzimet e nevojshme mund t’i kryeni.

Luani – Cilësia me e mire lidhjes suaj? Dini te krijoni një ambient te ngrohte dhe nuk iu mungon sensi i humorit. Çdo gjë do shkoje për mrekulli edhe gjate kësaj dite. Beqaret duhet te jene me te hapur se kurrë nëse e te vërtete duan te nisin një lidhje serioze. Dielli do jete mjaft i favorshëm për financat. Mund te ndërmerrni edhe ndonjë rrezik, por pa e tepruar aspak.

Virgjëresha – Ata qe janë ne një lidhje do përballen serish me disa vështirësi ne çift gjate kësaj dite. Megjithatë vetëm ata qe kane një lidhje te degraduar mund te shkojnë deri ne ndarje. Beqaret do kenë takime me shumice, por te gjitha do jene pa te ardhme. Financat do i stabilizoni edhe me shume. Ne ketë mënyre do iu jepet mundësia te shpenzoni pa menduar sa para keni ne xhep.

Peshorja – Mund te këtë turbullira sot ne jetën tuaj ne çift, prandaj tregohuni me te matur me ato qe do thoni. Mos kërkoni me ngulm pavarësinë nga partneri. Beqaret do jene ta parrezistueshëm. Do e keni fare te lehte gjate kësaj dite ta bëni për vete personin qe iu pëlqen. Ne planin financiar do jeni këmbëngulës dhe do arrini ta mbani buxhetin te stabilizuar. Me ne fund do jeni me te qete.

Akrepi – Dielli dhe Merkuri do ua bëjnë me te bukur sot jetën tuaj ne çift. Nuk do keni për fare te qaheni dhe ne mbrëmje emocionet qe do përjetoni do jene me te këndshme. Nëse jeni ende beqare duhet te tregoheni me te hapur dhe te pranoni ftesat qe di iu bëhen. Ne planin financiar Saturni do iu beje me te afte për te menaxhuar buxhetin. Ndiqni intuitën dhe do arrini atë qe doni.

Shigjetari – Jeta sentimentale e çifteve do jete e bukur dhe e mbushur me pasion gjate kësaj dite. Do ndiheni me se miri ne krahët e partnerit dhe askush nuk do arrije t’ua prishe ketë ambient. Beqaret është me mire te mos fillojnë aventura te kota. Koha ikën, mos e çoni dem atë. Ka ardhur koha te tregoheni me te kursyer me financat. Mendoni për te ardhmen.

Bricjapi – Çiftet nuk do kenë një dite shume te qëndrueshme sot. Do tregoheni autoritare me tepër sesa duhet dhe kjo mund te sjelle mosmarrëveshje te mëdha. Për beqaret një marrëdhënie shoqërore mund te shndërrohet ne diçka me tepër. Nëse miku ju pëlqen mos ngurroni ti thoni. Për shkak te shpenzimeve te tepruara mund te këtë tronditje financiare. Tregohuni me te arsyeshëm.

Ujori – Përfitoni nga ambienti qete qe mbizotëron ne jetën tuaj ne çift sot për te folur për disa tema delikate. Partneri do tregohet edhe me i kuptueshëm. Beqaret nga ana tjetër edhe pse do kërkojnë pa pushim nuk do e gjejnë dot personin e duhur. Beni durim. Ne planin financiar situata do jete paksa e vështire. Keni për te paguar edhe disa fatura te mëdha. Kujdes!

Peshqit – Dite mjaft e bukur për te dashuruarit kjo e sotmja. Do keni ide me te qarta pe rate qe doni te bëni ne te ardhmen dhe se bashku me partnerin do merrni disa vendime te rëndësishme. Beqaret do lëvizin çdo gur për te gjetur personin qe iu përshtatet me shume. Për sa iu përket financave, ato nuk do jene te këqija, megjithatë rekomandohet te mos bëni shpenzime te tejskajshme.

SHKARKO APP