Horoskopi, e shtunë 17 qeshor 2017
DASHI 21/3 – 20/4
Jeta në çift nuk do jetë aspak e qndrueshme gjatë kësaj dite dhe ju do e keni mendjen tek disa persona të tjerë. Beqarët duhet të tregohen të rezervuar me personat që do takojnë.
DEMI 21/4 – 21/5
Do e mbroni shumë jetën tuaj në çift sot dhe nuk do lejoni askënd t’ua prishë harmoninë. Jeta juaj do ndryshojë tërësisht dhe nuk do ndiheni më vetëm.
BINJAKËT 22/5 – 21/6
Ditë plot diell kjo e sotmja për jetën sentimentale të çifteve. Për beqarët priten disa ndryshime në jetën sentimentale, megjithatë hapat duhen hedhur me kujdes.
GAFORRJA 22/6 – 22/7
Jeta juaj në çift do jetë e qetë dhe mjaft e bukur sot. Si ju ashtu edhe partneri/ja do bëni disa lëshime dhe nuk do i mbani inat njeri-tjetrin. Shfrytëzojini mundësitë që do iu jepen. Kujdes me shpenzimet.
LUANI 23/7 – 21/8
Ju që jeni në çift nuk duhet të bëni plane afatgjata, por t’i merrni gjërat ashtu si t’iu vijnë. Takimet e beqarëve do jenë të pakta, por mjaft interesante. Në planin financiar kujdes me shpenzimet.
VIRGjËRESHΑ 22/8 – 23/9
Çdo problem që keni pasur në çift do zgjidhet dhe do e shihni me optimizëm të ardhmen. Beqarët do kenë takime të shumta, por asnjeri nga personat nuk do i bëjë t’iu rrahë zemra fort.
PESHORJA 24/9 – 23/10
Pasioni në çift do shumëfishohet. Beqarët do mundohen shumë të gjejnë personin e përshtatshëm, por nuk do ia arrijnë qëllimit. Saturni do jetë planeti që do merret me stabilizimin e sektorit të financave.
AKREPI 24/10 – 22/11
Asnjë planet nuk do e turbullojë gjatë kësaj dite jetën tuaj në çift. Beqarët nuk do kenë fat në dashuri kështu që është e kotë të shpresojnë. Në planin financiar do iu jepen mundësi të shkëlqyera.
SHIGjETARI 23/11 – 22/12
Projektet e përbashkëta që do bëni me partnerin/en do iu afrojnë më shumë me njeri-tjetrin sot. Beqarët duhet të hedhin hapin e parë nëse kanë kohë që pëlqejnë një person.
BRICJAPI 23/12 – 20/1
Sot do e lini veten të lirë dhe do dashuroni ashtu si e ndjeni. Beqarët do tregohen më të disponueshëm për ftesat që do iu bëhen. Gjithsesi merrini gjërat shtruar. Në planin financiar duhet të bëni shumë kujdes.
UjORI 21/1 – 19/2
Në mëngjes do debatoni për diç- ka me partnerin/en tuaj, por që nga mesdita gjithçka do sqarohet. Beqarët do kenë mundësi të nisin vetëm aventura kalimtare, asgjë më tepër.
PESHQIT 20/2 – 20/3
Mos u tregoni shumë kapriçozë sot në jetën tuaj në çift, sepse do përballeni me probleme të mëdha. Beqarët duhet të bëhen gati për të takuar shpirtin e tyre binjak.