Horoskopi i datës 17 Prill 2015

Dashi (21 Mars – 19 Prill)
Mund të zbuloni një lodhje në përpjekjen tuaj për të nxjerrë kënaqësia prej punës sot. Dëshira për të eksploruar shumë mundësi do përplaset me zellin tuaj për tu përmirësua financiarisht dhe për tu ngritur në karrierë. Mos e shikoni këtë situatë si një moment ku ju duhet të zgjidhni mes njërës dhe tjetrës por merrni parasysh gjetjen e rrugëve krijuese për të kombinuar pasionet tuaja me përgjegjësitë tuaja ekonomike. Hëna e re e ditës së nesërme është në shenjën tuaj dhe kjo do ju shtyjë që të hisni përqëndrimin nga një aspekt dhe të përqëndroheni në një vend tjetër. Kaloni pak kohë sot duke ëndërruar mbi drejtimin që doni të merrni.

Demi(20 Prill – 20 Maj) 
Dëshira juaj për të ndjekur planet tuaja mund të konflikohet me dëshirën e madhe të dikujt në lidhje me shtëpinë ose më një event të rëndësishëm familjar. Kjo është diçka veçanërisht shumë rraskapitëse në qoftë se është diçka që për më tepër del papritmas- ndoshta i keni thënë mendimet tuaja një arkitekti rreth preferancave tuaja dhe jeni lënë të injoruar ose keni prgramuar një udhëtim në avancë prej disa muajsh dhe tani zbuloni se ju duhet ta ndryshoni planin. Cilado qofshin rrethanat, gjeni një metodë të butë për të zgjidhur situatën.

Binjakët (21 Maj – 20 Qershor)
Do ju duhet të tregoheni pak fleksibël sot në mënyrë që të përballoni mundimet e ditës së sotme. Falë Marsit dhe Jupiterit që punojnë së bashku, më shumë përpiqeni që të qartësoni dhe zgjeroni idetë e botëkuptimit tuaj, më shumë dikush do përpiqet në mënyrë impulsive që të ecë kundër ideve tuaja. merreni këtë si një eksperiencë mësuese në mënyrën se si duhet të merreni me njerzit dhe jepni maksimumin tuaj për t’i marrë gjërat pozitivisht dhe jo personalisht.

Gaforrja (21 Qershor – 22 Korrik) 
Mund të dalin disa probleme për shkak të kostove të pjesëmarrjes suaj në një grup. Mund të ndjeheni të tunduar për ta injoruar në fakt buxhetin tuaj por tensioni mes Marsit dhe Jupiterit ju sugjeron që kjo mungesë buxheti mund të bëhët problem më i madh seç e prisnit. Në vend të kësaj, përpiquni të shijoni shoqërinë e këtyre njerëzve pa e çuar llogarinë tuaj në zero. Nga ana tjetër, në qoftë se po planifikoni realizmin e një fundjave ekstravagante, kini parasysh se dikush tjetër, ndoshta njeriu i zemrës, nuk do mund ta përballojë dot. Jini shumë të ndjeshëm ndaj hezitimeve të të tjerëve dhe jini bujarë e mikpritës.

Luani(23 Korrik – 22 Gusht) 
Mund t’ju duhet ta përmbani pak personalitetin tuaj në mënyrë që të shmangni përplasjet në punë. Ndërkohë që Jupiteri juaj do mbushet me entuziazëm dhe ky entuziazëm me shumë gjasa do i frymëzojë dhe i kënaqë të tjerët, aspeti i vështirë mmes Marsit dhe Jupiterit do shkaktojë keqkuptime mes teje dhe një personi tjetër me një figurë autoritare. Mendja e këtij personit tjetër është e pandryshueshme në lidhje me realizmin e diçkaje të përbashkët dhe nuk lejon shpërqëndrime edhe nëse ky shpërqëndrim është një përpjekje për të përmirësuar diçka. Shmangni acarimet dhe në vend të kësaj përqëndrojeni energjinë tuaj në realizmimin e një udhëtimi argëtues gjatë fundjavës.

Virgjëresha (23 Gusht – 22 Shtator)
Planet e udhëtimit mund të vonohen ose mund të ndryshohen plotësisht për shkak të një ngjarjeje të èaèritur. Kjo do jetë shumë rraskapitëse veçanarisht nëse bëhej fjalë për një udhëtim romantik. Pavarësisht se sa shumë ishit të përfshirë emocionalisht në realizmin e këtij plani, përpiquni që të kultivoni sensin e aventurës dhe të besoni në spontanitet. Hapeni veten ndaj mundësisë së një mundësie që ju ndryshon jetën pasi një lidhje shumë përfituese për ju fshihet në këtë situatë të vështirë.

Peshorja (23 Shtator – 22 Tetor)
Përpjekja juaj për tu marrë sinqerisht me diçka mund të preket prej një sjelljeje të dikujt tjetër. Në qoftë se kjo gjë përfshin një problem me një borxh të keq, kini kujdes mos ta lini optimizmin dhe bujarinë tuaj që t’ju tërheqë drejt një situateje të pashëndetshme. Çelësi do jetë mbështetja e përpjekjeve të dikujt për të ndihmuar veten dhe jo për të rregullaur prpblemin e të tjerëve. Konsultoheni me një njeri me eksperiencë.

Akrepi (23 Tetor – 21 Nëntor). 
Mundësi të papritura punë mund t’ju sjellin vështirësi në marrëdhënien tuaj. Keni të drejtën tuaj që të ndiqni mundësi të mira karriere por kini parasysh se partneri juaj mudn të ndjehet i rraskapitur dhe ti mbesë hatri dhe ta ketë të vështirë që ta shprehë këtë gjë. Ndoshta partneri është i shqetësuar me sasinë e kohës që i përkushtoheni punë suaj. Merni pak kohë që t’i dëgjuar njerëzit e afërm dhe mos supozopni se gjithëçka është në rregull.

Shigjetari (22 Nëntor – 21 Dhjetor) 
Si drejtuesi juaj, Jupiteri që tani është në një moment të keq me Marsin, mund t’ju mëzojë se një aspekt i punës suaj mund të ndërhyjë me kënaqësinë tuaj të përgjithshme të jetës. Koha që shpenzon duke u përfshirë në aktivitetet që pëlqen mund të mos jetë e përshtatshme për sasinë e parave që fitoni duke mos ju lënë vend për kursim, kjo është një nga sfidat tuaja. cilido qoftë rasti, hëna e nesërme e re ju ofron mundësinë që të rilifheni me atë që zemra juaj do më së shumti dhe do i sjellë më shumë energji jetës suaj.

Bricjapi(22 Dhjetor – 19 Janar) 
Mund të lind një onflikt në lidhje me fëmijët, me planet e udhëtimit ose më një negociim sot për shkak të atmosferës agresive mes Marsit dhe Jupiterit. Keni një mundësi për të ndryshuar thellësosht dinamikën e jetës familjare. Megjithate çelësi për të zgjidhur një konflikt gjendet në veprimin tuaj me besim dhe integrite. Lejojini të githa palët që të komunikojnë në mënyrë të sinqertë. Respektoni diferencat e njëri-tjetrit ndërkohë që mund të gjeni një terren të përbashkët mbi të cilin mund të veproni bashkë.

Ujori(20 Janar – 18 Shkurt) 
Bujaria e partnerit tuaj ose sinqeriteti i tij mund të dalë në pah gjatë një parballjeje familjare me një pjesëtar familjeje, me sumë gjasa me një motër apo vëlla. Pavarësisht se nuk do ju pëlqejë intensiteti i reagimit të këtij personi mund të ketë disa frikëra ky person që janë shkas të sjelljes së këtillë. Ka mundësi që mënyra se si komunikon partneri juaj ta shqetësojë këtë anëtar familjeje ose mund të jetë i shqetësuar në lidhje me pozcionin tuaj në familje. Mund t’ju duhet të adoptoni një sjellje pozitive ndaj shqetësimeve të tij edhe nëse refuzoni që dikush tjetër të ndërhyjë me mënyrën se si menaxhoni marrëdhënien me këtë person.

Peshqit (19 Shkurt – 20 Mars)
Një mundësi shumë surprizuese dhe e mirë pune mund të dalë në pah tani, tensioni i sotëm mes Marsit dhe Jupiterit ju sugjeron që të tregoni kujdes dhe të mos merrni një vendim final. Mund të keni shumë presion prej një shoku ose prej një grup që të merrni një vendim por përpiquni që të zmbrapseni dhe të gjykoni për çdo pikë të mundshme. Kërkoni informacion dhe shqyrtojini të gjitha mundësitë tuaja dhe kini parasysh se mund të ju ofrohet një mënyë e re për të fituar para për shkak ktë kombinimit dinamik të dy planeteve që përmenda.

 

SHKARKO APP