Horoskopi javor, 6 nëntor – 12 nëntor 2017

Ky është parashikimi i shenjave të horoskopit për këtë javë. Sipas tij këto janë disa nga gjërat kryesore që do i ndodhin çdo shenje përsa i përket dashurisë, punës dhe karrierës.

Dashi

Dashuria: Dëgjo me kujdes atë që do ndërsa të ndihmon të kuptosh vlerën e të ndaluarit në momentin e duhur, por pa humbur bukurinë dhe optimizmin që ju nevojitet për të shijuar më mirë çdo raport.

Puna dhe karriera: Provoni të jetoni më mirë raportet me kolegët duke i lënë ata të zgjedhin, sepse në këtë moment duket si mundësia më e mirë. Pranoni një javë jo prej lideri.

E veçanta e javës: Të enjten ti dhe energjitë e tua mund të jeni nën presionin e impenjimeve. Mos e ekzagjeroni me axhendën.

Demi

Dashuria: Përfitoni nga miqësia e Marsit për të fituar më shumë besim, për të kërkuar më shumë dhe më të mirën nga njeriu që doni, sepse tani mundeni. Ndërkohë Venusi do t’ju ndihmojë të viheni re, t’i jetoni gjërat në një mënyrë interesante, logjike e simpatike.

Puna dhe karriera: Do të dini t’i mposhtni dembelosjet e vogla duke treguar vëmendje në gjëra të vogla e të veçanta në zyrë. Diçka që do të bëjë të vlerësoheni nga të tjerët.

E veçanta e javës: Të shtunën do të keni të bëni me njerëz të hapur ndaj një dialogu. Ju kujtohet ç’duhet të thoni?

Binjakët

Dashuria: Tani jeni më të lirë të tregoni atë që ndjeni, provoni dhe jeni më të gatshëm të flisni për ndjenjat tuaja. Dhe do ta bëni me pasion të madh dhe shumë energji në ditët e ardhshme, duke përfituar nga një forcë e re që ju shtyn përpara.

Puna dhe karriera: Nuk do të jetë e vështirë të lëvizni dhe të integroheni në zyrë. Duket se në punë tani ka një energji të re e fluide, që ju lehtëson komunikimin dhe shkëmbimet. Të shtunën mund të ndiheni pak të lodhur.

E veçanta e javës: të enjten Venusi do ta bëjë partnerin/en tuaj shumë të ndjeshëm dhe të dhënë pas dashurisë. Përfitoni për të jetuar diçka vërtet hot.

Gaforrja

Dashuria: Nuk do të jetë e thjeshtë të kuptosh se ç’pret partneri/ja nga ty dhe e tashmja. Mund të jetosh situata dhe sjellje të ëmbla deri në gjysmë të javës duke hequr dorë nga detyrimet dhe premtimet që keni dhënë. Nuk është faji juaj.

Puna dhe karriera: Mërkuri të sugjeron disa mënyra për të përmirësuar sjelljet në zyrë, me punën dhe kolegët. Lëvizni në mënyrë gjithmonë të qartë dhe natyrale, duke evituar çdo kompleks.

E veçanta e javës: Të mërkurën partneri/ja juaj nuk do të dijë të vlerësojë cilësitë dhe disponibilitetin tuaj. Por nuk do të ndiheni keq për këtë.

Luani

Dashuria: Bëni kujdes të mërkurën dhe të enjten, sepse mund të kaloni nga një situatë  ideale e intensive në një situatë më pak të këndshme dhe harmonike. Keni nevojë të riperceptoni optimizmin dhe një energji të re.

Puna dhe karriera: Situata në zyrë duket se duhet ndryshuar me shpejtësi. Do t’ju detyrojë t’u përshtateni shumë situatave të cilat do të përmirësohen të mërkurën dhe të enjten, por nuk do të jenë shumë të thjeshta të premten.

E veçanta e javës: Në mes të javës vendos të bësh diçka të dobishme, për mirëqenien tënde fizike. Do të mjaftonin disa gjeste të vogla të çmuara.

Virgjëresha

Dashuria: E nisni javën e re nën shoqërinë e Mërkurit, planeti që ju ngjan më tepër dhe ju dhuron energji, pasion dhe dëshirë për të bërë diçka të re. Do të ketë shumë entuziazëm në marrëdhënien tuaj.

Puna dhe karriera: Keni mundësinë të ushtroni kontroll  të mirë për disa çështje praktike dhe profesionale, diçka që ju bën të ndiheni më të qetë dhe t’ju mbajë të sigurt nga problemet dhe komplikimet.

E veçanta e javës: Të shtunën, falë Marsit fuqia juaj do të jetë në maksimum. Është një mundësi e mirë për të ndërmarrë diçka që kërkon qëndrueshmëri dhe vendosmëri.

Peshorja

Dashuria: Jupiteri do t’u japë gjithë optimizmin dhe besnikërinë që ju duhet për të ecur përpara dhe për të mbrojtur ëndrrat dhe dëshirat tuaja. Shkurt, duket se ka ardhur koha që të tregoni më shumë guxim, të përjetoni çdo mundësi dhe të ndiheni më mirë me veten dhe partnerin/en.

Puna dhe karriera: Falë bashkëpunimit të planetëve, duket se java juaj profesionale do të shkojë qetë dhe pa probleme. Me pak fjalë, yjet nuk shohin asnjë pengesë apo problem në rrugën tuaj.

E veçanta e javës: Idili juaj me Jupiterin do t’ju prekë të premten, kur çdo gjë t’ju duket më e thjeshtë dhe e pranueshme. Bëni kujdes të mos njollosni bukurinë.

Akrepi

Dashuria: Ndjenjat dhe pasionet janë gjithmonë e më tepër një sfidë personale, një bast që duhet ta fitoni dhe duhet të përballeni me veten. Mos i injoroni këto çështje të zemrës. Yjet do t’ju japin një dorë për të provuar diçka speciale.

Puna dhe karriera: Do t’ju duhet të menaxhoni dikë i cili papritur, duket se dëshiron të ketë një peshë më të madhe në ambientin e zyrës, shkruan kohajonë. Lëreni të bëjë atë që i pëlqen, vetëm bëjeni të kuptojë nëse ajo që po kërkon ju shërben dhe ju intereson apo jo.

E veçanta e javës:  Në fundjavë do t’i ngjani një shatërvani idesh dhe iniciativash. Diçka që të vendosni ta bëni me ose pa ndihmën e dikujt.

Shigjetari

Dashuria: Më në fund do të filloni të mendoni. Pas një Jupiteri i cili iu ka rikthyer në rrugën e duhur (dhe një Saturni që ju lë zgjedhje të ri), miqësia me Venusin duket se ju sugjeron lëvizjet më të mira për të bërë më interesant raportin me zemrën.

Puna dhe karriera: Mërkuri ju premton një rikthim jo shumë të vështirë dhe sfidues dhe shpesh do t’ju duhet të prisni zhvillimet. Diçka që do t’ju japë gjithë kohën që ju duhet për t’u ambientuar dhe për të mos u prekur nga stresi.

E veçanta e javës: Të dielën partneri juaj do të jetë energjik dhe i parezistueshëm. Lëreni të jetë shtu, është vetëm në kërkim të vëmendjes.

Bricjapi

Dashuria: Duhet të tregoni shumë ëmbëlsi dhe vëmendje për atë që doni. Do të gjeni një ekuilibër të ri në zemër me të cilin do të ndiheni shumë rehat.

Puna dhe karriera: Venusi do të vendosë në vend raportin tuaj me impenjimet dhe profesionin, pikërisht në vigjilje të javës. Kështu, çdo gjë do të bëhet me qetësi dhe pa shumë lodhje.

E veçanta e javës: Anuloni çdo plan që ka lidhje me udhëtimet ose një aktivitet të ri. Nuk është koha më e mirë për ta bërë këtë.

Ujori

Dashuria: Keni ndërprerë vendosjen e tepër të logjikës dhe fjalëve në marrëdhënien tuaj. Dhe tani yjet po ju ndihmojnë të tregoni pjesën tuaj më të mirë, atë që jetoni me zemër e qëllime të mira.

Puna dhe karriera: Definitivisht yjet e javës besojnë se shenja juaj do të përqendrohet në jetën private dhe do të jetë larg asaj profesionale. Me pak fjalë do të investoni minimumin e nevojshëm për intimitetin tuaj.

E veçanta e javës: Kujdes të enjten, sepse një detaj apo një situatë e pakëndshme mund të shkaktonte probleme mes jush dhe partnerit.

Peshqit

Dashuria: Me 3 planetë që keni në opozitë, është e vështirë të prisni një javë të qetë. Sepse Dielli dhe Marsi do të vënë në dyshim kapacitetet tuaja për t’i jetuar në mënyrën e duhur pasionet dhe energjinë. Përdorni vetëm ëmbëlsinë.

Puna dhe karriera: Tani që disa situata duket të jenë riparuar, duhet më shumë impenjim dhe përqendrim. Ndërkohë Mërkuri tregon për kolegë të fortë të cilët janë gati të konkurrojnë me ju. Asnjëherë mos e ulni vigjilencën.

E veçanta e javës: Të shtunën do të duhet të merreni me një partner veçanërisht të vendosur dhe pasionant. Koha për të vendosur elementin tuaj më hot në lojë.

SHKARKO APP