Horoskopi mujor tetor 2017

DASHI21. mars – 20. prill
Ky nuk ka për te qene aspak një muaj i qete. Ne te gjitha planet do përballeni me sfida te vështira dhe shpesh do ju duhet te ruani vetëkontrollin. Nëse jeni ne një lidhje mundohuni te jeni sa me te logjikshëm sepse vetëm ashtu do i zgjidhni shpejt keqkuptimet qe do ju dalin. Ndershmëria dhe qetësia janë dy tipare te tjera qe do ju ndihmojnë ta kaloni muajin pa u lënduar asnjë nga palët. Beqaret nuk do e durojnë dot vetminë dhe nuk do pëlqejnë as aventurat kalimtare. Ata mund te ndërmarrin rreziqe vetëm për te përjetuar emocione. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze megjithatë nuk do jete as ne gjendjen me te mire. Sektori i financave do lere shume për te dëshiruar. Vetëm duke kërkuar ndihme mund t’ia dilni mbanë. Ne pune mundohuni te bëni plane dhe te mos ecni kuturi sepse vetëm ashtu do ja dilni shpejt.

DEMI21. prill – 21. maj
Këtë muaj do jeni gati për te bere ndryshime ne fusha te ndryshme ju te dashuruarit. Do jeni me te hapur dhe do flisni pa dorashka me këdo. Nëse jeni ne një lidhje, kënaqësitë dhe harmonia do mbizotërojnë gjithë kohës. Do shpreheni lirisht për gjithçka dhe do përjetoni plot emocione pozitive. Beqaret do marrin vendime te rëndësishme ne javën e dyte dhe për ta do filloje një etape e re e mbushur plot emocione. Shëndeti here pas here mund te ketë disa shqetësime te vogla, megjithatë nuk duhet kurrsesi te alarmoheni. Me pak përkujdes gjithçka do kaloje shpejt. Sektori i financave do ketë disa tronditje, vetëm javën e pare, ndërkohë qe pas datës 8 do filloje një periudhe me e begate. Ne pune do e keni te vështirë te bini dakord me disa kolege dhe mund te keni vonesa ne projektet e nisura.

BINJAKET22. maj – 21. qershor
Gjate këtij muaji do jeni me humor shume te mire dhe gjerat do ju ecin ashtu si keni dëshiruar. Te dashuruarit do kalojnë dite te mrekullueshme. Harmonia, pasioni, bashkëpunimi dhe respekti reciprok do mbizotërojë gjithë kohës. Beqaret nuk duhet te nxitohen për asgjë sepse nga jave e dyte ose e trete do ju dalin mundësi akoma me te mira. Po morën menjëherë vendime mund te gabojnë dhe mund te lëndohen. Shëndeti do jete perfekt dhe nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni. Edhe ata qe kane pasur shqetësime nga barku apo zorrët do jene me te qete. Sektori i financave ne disa momente do lere për te dëshiruar. Dëgjojini këshillat qe do iu japin te afërmit dhe nuk keni për t’u penduar asnjëherë. Ne pune do e keni çdo gjë me te lehte nga një muaj me pare. Te gjitha planet do ju realizohen si me magji dhe mund te bëheni edhe me te njohur ne fushën ku veproni.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik
Ky do jete një muaj i mbushur me angazhime dhe ne disa raste nuk do keni as kohe për njerëzit e dashur. Nëse dikush iu jep ndonjë këshillë, ja vini veshin sepse do ju nevojitet një moment. Nëse jeni ne një lidhje gjeni sa me shume kohe për ta kaluar me partnerin, ne te kundërt shpjegojani ati arsyet e mungesave te gjata qe te mos keni keqkuptime. Lëshime duhet te bëni me tepër. Beqaret do kenë veçse njohje interesante dhe asgjë me tepër. Duhet ende kohe për te filluar lodhje serioze. Shëndeti për fat te mire do jete shume here me i mire nga sa e kishit menduar. Do jeni energjike dhe nuk do ndieni asnjë shqetësim. Ne planin financiar gjerat do përmirësohen pas datës 11. Ne pune do jepni me te mirën nga vetja, do jeni kreative dhe te guximshëm. Do merrni vlerësime dhe te gjithë do duan t’iu kenë ne grup.

LUANI23. korrik – 22. gusht
Këtë muaj do jeni me te drejtpërdrejtë, me te vendosur dhe gati për t’u përballur me gjithçka për te arritur atje ku keni dashur. Nëse jeni ne një lidhje, dy javët e para do përkëdheleni tej mase dhe do kërkoni nga partneri gjera te pamundura. Ne disa çaste klima edhe mund te tensionohet. javët e fundit do jeni me te logjikshëm dhe me këmbë ne toke. Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire. Beqaret nuk do preferojnë me aventurat kalimtare, por do bëjnë gjithçka për te filluar një lidhje te qëndrueshme dhe afatgjate. Java e trete do jete me e privilegjuara. Gjendja shëndetësore ne shume momente do lere për te dëshiruar. Mund te keni dhimbje koke, barku, shpine dhe gjumë te trazuar. Financat për fat do jene te stabilizuara. Puna ne shume momente do përballen me sfida, kështu qe tregohuni sa me te matur.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator
Gjate këtij muaji do jete me shume me humor te mire sesa me humor te keq dhe gjerat do ju ecin pozitivisht. Nëse jeni ne një lidhje do i jepni prioritet absolut dashurisë. Do dini si ta mbani pas vetes partnerin dhe si ta kënaqni atë. Ai nga ana e vet do ju beje surpriza gjigande. Beqaret mire është t’i mbajnë gjithë kohës këmbët ne toke sepse jo çdo gjë është ashtu si duket ne pamjen e pare. Sektori i shëndetit here pas here mund te ketë shqetësime te vogla qe do lidhen me stresin dhe ngarkesën. Gjithsesi çdo gjë do kaloje shpejt. Sektori i financave do vihet here pas here ne vështirësi. Merrni masa sa me strikte ne mënyrë qe te mos mbeteni asnjë çast pa para. Ne pune do jeni profesioniste te vërtetë dhe do arrini atë qe dëshironi. Me koleget dhe shefat mund te shkëmbeni lirisht idetë tuaja.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor
Ky nuk ka për te qene një muaj shume i qete. Ne disa raste nuk do arrini dot te ekuilibroni jetën sociale me atë sentimentale dhe me punën. Jete ne çift here pas here di vihet përballë sfidave te forta. Mundohuni te mos e ngrini zërin dhe te mos thoni gjera për te cilat mund te pendoheni. Toleranca do jete tejet e domosdoshme. Beqaret javët e para do jene disi te turpshëm dhe nuk do i pranojnë as ftesat qe do ju bëhen. Pas datës 13 shume gjera do ndryshojnë dhe ne datën 20 mund te ndodhe diçka qe do i beje t’iu rrahe zemra me fort. Shëndeti here pas here do lere për te dëshiruar. Mund te keni dhimbje koke, shpine dhe probleme me frymëmarrjen. Financat me vështirësi, por do arrini t’i mbani nen kontroll. Ne pune do jeni te përqendruar dhe do keni sukses te garantuar. Jo vetëm qe do i arrini objektivat, por mund te filloni edhe projekte te reja.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor
Gjate këtij muaji do ndani çdo gjë me personat qe ju rrethojnë dhe ne tërësi do jetoni ne një ambient te qete e te ngrohte. Te dashuruarit mund te kenë disa tronditje javën e pare ose te dyte, por gjithçka do ndryshoje me pas. Me pak durim dhe duke mos ua vene veshin personave te trete do kalojnë gjithçka. Beqaret duhet te jene me te duruar sepse po u nxituan kane për te bere gabime te pafalshme e me pasoja për te ardhmen. Shëndeti here pas here do jete delikat. Do jeni pa fuqi, do ju mungoje energjia dhe nuk do çoheni dot. Mundohuni te praktikoni pak me tepër aktivitet sportiv. Ne planin financiar do keni goxha vështirësi, kështu qe kërkoni ndihme. Ne pune do jeni do jeni shume ambicione dhe këmbëngulës. Here pas here do ju dalin edhe pengesa ne rrugën e nisur, por do gjeni mënyrën për t’i kaluar.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor
Këtë muaj nuk do mungojnë projektet e rëndësishme dhe keni për te pasur një jete tejet aktive. Çiftet mund te kenë konflikte te vogla hera herës, por pa ndonjë pasoje. Komunikimi dhe largpamësia do beje qe gjerat mes jush te ecin sa me mire. Beqaret do i bëjnë te gjitha përpjekjet për te joshur personat qe jiu pëlqejnë, por asgjë nuk do jete e lehte. Vetëm ne javën e fundit dhe fale ndihmës se disa miqve, do mund t’ia dalin mbanë. Për shëndetin do përkujdeseni edhe me shume, prandaj nuk do keni shqetësime te mëdha dhe gjera alarmante. Financat ne disa momente do dobësohen për shkak te shpenzimeve te pakontrolluara qe do kryeni, megjithatë do arrini shpejt t’i vini nen kontroll. Ne pune do filloni projekte te reja tejet interesante qe do ju bëjnë te ndiheni edhe me mire me veten.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar
Gjate këtij muaji do jeni shume te qarte për çdo gjë ne jetën tuaj. Do zgjidhni edhe disa probleme qe kishin kohe qe ju brengosnin. Nëse jeni ne një lidhje, bashkëpunimi do mbizotërojë ne çdo moment kështu qe nuk do përballeni me probleme serioze. Qetësia dhe sinqeriteti do jene dy cilësi te tjera mjaft te vyera. Edhe për beqaret do filloje një periudhe e ngrohte. Mundësitë për njohje do jene te mëdha, kështu qe ata duhet t’i shfrytëzojnë sa me shume qe te mundin pasi mund te fillojnë edhe lidhjet e shume ëndërruara. Shëndeti do lere për te dëshiruar ne disa momente. Do ndieni dhimbje kockash dhe muskujsh. Kujdesuni pak me tepër për veten. Ne planin financiar keni për te qene me shume fat dhe do arrini ta stabilizoni situatën. Ne pune duhet te pranoni te bëni çdo gjë ne grup sepse vetëm ashtu do arrini rezultatet e kërkuara.

UJORI21. janar – 19. shkurt
Nëse doni qe te kaloni një muaj sa me te begate duhet ta lini veten me te lire këtë muaj dhe te mos mbylleni ne vetvete. Nëse jeni ne një lidhje ka rrezik qe here pas here te keni tronditje dhe vështirësi. Ambienti nuk do jete plotësisht i qete dhe debatet ne disa raste do jene vërtet te forta. Pjesa e dyte e muajit do jete me e mira se pjesa e pare. Beqaret nuk duhet as te nxitohen, por as t;i marrin gjerat shume shtruar. Mire është ta shfrytëzojnë çdo mundësi dhe te mendohen para se te hedhin hapa. Shëndeti here pas here do jete delikat dhe nuk do ndiheni ne formën e duhur. Financat po nuk i kontrolluat do jene shume problematike. Ne pune do ju dalin goxha vështirësi, por duhet here pas here te negocioni me te tjerët dhe te pranoni gabimet. Ulje dhe ngritje kane te gjithë i rëndësishëm është përfundimi.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars
Gjate këtij muaji ju do mbështeteni tej mase nga te afërmit dhe ne përgjithësi do arrini ato qe dëshironi. Nëse jeni ne një lidhje do keni luhatje humori javën e pare dhe kjo mund te pasohet me zënka te vogla, ndërkohë qe pas datës 9 do filloje një periudhe e begate dhe emocionuese. Edhe ata qe kane pasur me pare zënka te forta e kane mbajtur kokën mënjanë, do mund te pajtohen. Beqaret ka shume mundësi te marrin propozime ne mënyra te jashtëzakonshme dhe jeta do ju ndryshoje me shpejt nga sa e kishin ëndërruar. Shëndeti do jete i shkëlqyer dhe do merrni fryme lirisht. Nuk do keni as shqetësimin me te vogël. Me financat do jeni diplomate e te kujdesshëm prandaj nuk do ju lindin probleme. Ne pune do jeni te qete, te organizuar dhe do arrini çdo qellim qe do i vini vetes.

SHKARKO APP