Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2017

Placeholder Image

Dashi 

Me Uranin në kuadraturë me Hënën, në punë keni të bëni me një person shumë kërkues dhe të motivuar. Jepni më të mirën e mundshme! Mos u nxitoni në gjërat që bëni, pasi disa gabime apo qëndrime mund të jenë antiproduktive.

Demi 
Hëna kundërshtuese në shenjën tuaj mund t’ju sjellë ndonjë pengesë të vogël, por falë mbështetjes së Marsit do arrini ta përballoni me sukses. Nëse keni nevojë për këshilla, besoni te miqtë tuaj, por vetëm nëse ata janë të denjë për besimin tuaj.

Binjakët 
Falë Venusit në shenjë dhe mbështetjes së Hënës, do hyni në kontakt me persona të këndshëm me të cilët do krijoni marrëdhënie të qëndrueshme. Përpiquni të jeni sa më të përpiktë për një projekt profesional për të shmangur gabime në gjykimin tuaj.

Gaforrja 

Dielli kundërshton Plutonin. Në familje nuk do arrini të gjeni dialogun e duhur për të zgjidhur një çështje praktike që, në fakt, mund të ishte zgjidhur shpejt. Nëse keni kohë që po kërkoni shpirtin binjak, tregohuni të gatshëm për takime shumë intriguese.

Luani 
Me Hënën kundërshtuese tek Ujori, në darkë mund të keni keqkuptime të vogla në dashuri të shkaktuara nga paqëndrueshmëria juaj dhe nga dëshira për të ndryshuar rutinën e përditshme. Miqësi të reja në horizont!

Virgjëresha 
Falë Marsit në shenjën tuaj, do shfaqni interes për një person që keni shumë pak që e njihni. Projektet ambicioze në punë kërkojnë angazhim të madh, por në fund do arrini atë që doni. Tregohuni i gatshëm për të organizuar një darkë për miqtë tuaj.

Peshorja 
Për shkak të Marsit armiqësor, do keni të papritura në punë, duhet të gjeni zgjidhje të shpejta, të ndërgjegjshëm për cilësinë e tyre të dobët. Në çift të dy dëshironi përkëdhelje dhe vëmendje, duhet thjesht të gjeni kohë për njëri tjetrin. Shmangni keqkuptimet.

Akrepi 
Me Merkurin kundër, nga dialogu me një të afërmin tuaj mund të lindë një motiv kundërshtimi. Mos shfaqni shenja padurimi dhe përpiquni të tregoheni të arsyeshëm. Me partnerin keni kohë që grindeni për shkak të xhelozisë së tepruar. Shmangni debatet e kota.

Shigjetari 

Do keni dëshirë të shprehni ndjenjat për partnerin tuaj, por diçka nuk do funksionojë ashtu si duhet dhe në fund do filloni grindjet. Falë Saturnit në shenjë, miqtë dhe dashuria nuk ju mungojnë, do merrni mbështetje dhe ngrohtësi nga ata që ju rrethojnë.

Bricjapi 
Mos u alarmoni nga ndjenjat e kokëfortësisë dhe nervozizmit sot. Dielli në kundërshtim me Plutonin ju bën të ndjeheni jashtëzakonisht të pakënaqur dhe të shqetësuar. Do keni tendencën t’i zmadhoni problemet tuaja për shkak të disa rrethanave jo të favorshme.

Ujori 
Hëna në shenjë krijon një trekëndësh të bukur me Venusin. Një i njohur që nuk e keni marrë asnjëherë në konsideratë do t’ju bëjë një surprizë të këndshme. Jeni të vendosur të shprehni atë që ndjeni për personin që dashuroni, do bëni plane për bashkëjetesë ose martesë.

Peshqit 
Saturni kundërshtar, më ashpërsinë e tij, do ju vërë para një përgjegjësie të madhe, por falë mbështetjes së Marsit do e pranoni pa humbur kohë. Neptuni ju hap horizonte të reja ekzistenciale dhe inkurajon ide origjinale për të përmirësuar jetën tuaj.

 

SHKARKO APP