Horoskopi për ditën e sotme, 10 nëntor 2017
Dashi
Të dish të zgjedhësh për më të mirën nuk është e lehtë, kur bëhet fjalë të mendoni si për mirëqenien tuaj, ashtu edhe për atë të të tjerëve. Njerëzit i besojnë instinktit tuaj dhe kjo ju pëlqen. Por shtrohet pyetja, po ju a i zini besë?
Demi
Kalimi i Hënës në qiellin tuaj do t’ju favorizojë lëvizjet, qofshin këto si për kënaqësi ashtu edhe për punë. Negociatat dhe puna do të ecin vaj. Priteni pozitivisht risinë. Edhe pse gjërat nuk ju duken shumë interesante, shumë shpejt ato do të jenë!
Binjakët
Jeni shumë i aftë për të çuar përpara negociata rraskapitëse. Por në fund edhe ju mund të ndiheni të shtypur nën ngarkesën e tepërt të përgjegjësisë. Duhet të mësoni të ndani dhe të delegoni punët, ju nuk mund të mbani gjithmonë gjithçka mbi supe.
Gaforrja
Me Hënën që ndodhet në pozicion të mirë, mendimet tuaja do të jenë më pak të turbullta dhe mund të ndriçoni të gjitha zonat e errëta që ju trembnin. Në fund të fundit, kjo është edhe për të mirën tuaj. Nëse partneri ju kërkon pak kohë, jini dispozicion menjëherë.
Luani
Pasiguri të vogla për të shprehur emocionet tuaja të brendshme mund ta bëjnë të vështirë që partneri i jetës t‘ju kuptojë. Dukeni i përhumbur, edhe pse në të vërtetë jeni duke pleqëruar thellësisht mbi një çështje që ju shqetëson.
Virgjëresha
Nëse është e vërtetë se mjafton të duash për ta bërë diçka, është, gjithashtu, e drejtë të thuash se të vazhdoni në drejtimin e gabuar, ju bën të humbni shumë nga koha juaj e vyer. Mund të keni nevojë për një ndihmesë. Por nuk duhet ta pranoni, nëse do të kishit një përgjigje të tipit “a të thashë”!
Peshorja
Para se të futni dorën në kuletë, bëni disa llogari, për të kuptuar se cili shpenzim i tepërt, që nuk ishte i llogaritur mund ta merrni në konsideratë. Nëse mendoni se mund t’ia dilni pa pasur një gjë të caktuar për të pasur diçka tjetër, vetëm ju e keni në dorë për të zgjedhur.
Akrepi
Shumë kërkesa që nuk presin rrezikojnë t’ju vënë për poshtë. Keni dëshirë t’ua përmbushni dëshirat të tjerëve, por nuk mund të jeni i pranishëm me të gjithë! Gjeni ekuilibrin duhur, duke u udhëhequr nga instinkti dhe nga bonsensi i thjeshtë.
Shigjetari
Do të prisni me frikë ardhjen e një mesazhi të rëndësishëm, që po ju mban nën tension. Hiqeni këtë mendim, nëse nuk doni që të zmadhoni ankthin. Ndoshta adresa ishte gabim ose dërguesi e ka harruar fare. Por ju nuk i duroni dot pakujdesitë.
Bricjapi
Më shumë se për punën dhe afatet që mbarojnë, po mendoni sesi të argëtoheni me ndonjë rreng të bukur që t’i kurdisni mikut tuaj më të mirë! Në fillim puna, pastaj kënaqësia, ndryshe do të hani një të ulëritur jo shumë të këndshme.
Ujori
Më të paqtë a më pak agresiv, edhe pse duhet të qortoni dikë që nuk është shumë i vëmendshëm. Vëreni veten gjithmonë në pozicionin e tjetrit, përpara se ta kritikoni. Në çastin më të posaçëm do të dini gjithmonë t’i rimerrni në dorë frerët e situatës.
Peshku
Të ngadalësuar nga pozicionimi hënor, ju mungon shpejtësia për të tejkaluar kundërshtarin tuaj si edhe për të fituar kështu një avantazh të konsiderueshëm ndaj tij! Do të jetë një përballje e fuqishme, por ajo që është e sigurt është se nuk do ta shisni kurrsesi lirë lëkurën tuaj.