Horoskopi për ditën e sotme, 18 shtator 2017

Placeholder Image

Dashi

Një e hënë më e qetë seç duhet, ndoshta me ndonjë zbavitje të vogël. Lini pas çështjet familjare dhe dilni nga shtëpia. Mundohuni të jeni inovativë, të shpejtë në vendimmarrje dhe plot gjallëri. Mos u përqendroni tek gjërat që kanë pak rëndësi!

Demi

Një falënderim nga zemra për Hënën që ju vë në trekëndësh, duke favorizuar zgjidhjen e disa problemeve praktike. Projekte krijuese dhe fitimprurëse. Ditë ideale për të përfunduar me sukses disa aktivitete biznesi dhe për të shijuar një mbrëmje të këndshme.

Binjakët

Nuk do jetë një ditë pozitive në shumë aspekte, gjë që e konfirmon edhe Hëna tek Virgjëresha. Momente ftohjeje me prindërit, miqtë dhe komshinjtë. Pakënaqësi të vogla. Shtëpi, punë dhe detyrime familjare. Keni shumë pak hapësirë për gjëra të tjera, përfshirë shoqërinë dhe argëtimet.

Gaforrja

Pasi të përfundoni angazhimet tuaja të përditshme, përpiquni t’i përkushtoheni partnerit tuaj duke lënë mënjanë pakënaqësitë e vogla. Ka ardhur momenti të ndihmoni dikë që në të shkuarën ka bërë shumë për ju.

Luani

Nuk do jetë një ditë e mbushur me shumë aktivitete, nga ato që ju pëlqejnë aq shumë, por do keni mundësinë të shijoni një ndjenjë të këndshme qetësie. Gjëra të vogla, të thjeshta, kujdesuni për veten dhe të afërmit tuaj. Përqendrohuni në çështjet konkrete.

Virgjëresha

Sens praktik, aftësi kritike, efikasitet. Nëse përpiqeni pak më shumë, do u jepni zgjidhje disa problemeve të vogla, por pa lënë pas dore partnerin tuaj. Kujdes me ushqimin! Hani lehtë dhe nëse është e mundur, merruni pak me aktivitete fizike.

Peshorja

Nuk mund të ndalohen as problemet, as momentet e dobësisë. Do jeni aktivë dhe të gatshëm të lëvizni me entuziazëm, ndoshta duke braktisur disa zakone të dëmshme. Një shpenzim i paparashikuar e vendos buxhetin në vështirësi. Për ta rregulluar, përdorni inteligjencën.

Akrepi

Me mbështetjen e Hënës sot mund të çlodheni qetësisht, të vlerësoni ata që ju ndihmojnë, pa qenë e nevojshme të jeni vigjilentë. Çfarë lehtësimi! Është e mundur të zgjidhni çështje të komplikuara dhe të kujdeseni për partnerin tuaj.

Shigjetari

Të afërmit tuaj janë shumë kërkues. Nuk duan të dëgjojnë as arsye, as justifikime dhe kërkojnë nga ju angazhim të madh dhe përgjegjësi. Marrëdhëniet e zakonshme dhe rutina e përditshme ju duken paksa mbytëse. Zgjeroni horizontin tuaj.

Bricjapi

Do keni mundësinë të sqaroni situata në ambientin familjar, megjithëse pak kompromis do jetë i domosdoshëm. Dhurata të papritura, lëvizje të këndshme. Do zbuloni se mund të arrini shumë gjëra nëse angazhoheni pak më shumë.

Ujori

Pas uljeve dhe ngritjeve të ditëve të fundit, do vijë një moment pushimi dhe qetësie. Nëse keni fëmijë, rezervoni pak më shumë kohë dhe vëmendje ndaj tyre. Angazhohuni me punët e shtëpisë dhe financat. Një surprizë e bukur mund t’ju ndryshojë ditën.

Peshqit

Hëna nuk ju mbështet shumë në marrëdhënien në çift. Përpiquni të gjeni kohë dhe t’i përkushtoheni lidhjes suaj. Duke qenë shumë të përqendruar në punë, nuk jeni kujdesur si duhet për partnerin duke shkaktuar pakënaqësi të vogla.

 

 

SHKARKO APP