Horoskopi për ditën e sotme, 24 gusht 2017
Keqkuptime mes jush, partnerit dhe familjes, shtyllat kryesore në jetën tuaj, por që sot i kundërvihen njëri-tjetrit. Qëndrime të caktuara nuk janë aspak të përshtatshme për karakterin tuaj, duke pasur parasysh lirinë personale.
Demi
Efikas dhe të saktë në punë, sigurisht që nuk jeni tip që kënaqeni me rutinën e përditshme, gjërat ose i bëni mirë ose nuk i bëni fare! Mbrëmje romantike duke komentuar së bashku me të dashurin e zemrës fotot e pushimeve.
Binjakët
Miqtë dhe partneri hyjnë në kontrast për çështje parimi që çuditërisht ju lënë indiferentë. Kontakte të mira, ftesa, të reja. Nëse jeni beqar, mos refuzoni asnjë ftesë, sado e papritur të jetë. Keni nevojë për aventura të reja.
Gaforrja
Në marrëdhënien me partnerin mungon dialogu i sinqertë dhe i thellë. Përfitoni nga pushimet për t’ju përkushtuar marrëdhënies ashtu si duhet. Reflektoni dhe në fund do kuptoni se i keni të gjitha mundësitë për të qenë të sigurt për potencialet tuaja.
Luani
Mundësi interesante jashtë shtetit për ata që nuk i gjejnë dot në shtëpi. Një shkëputje e shkurtër nga ambienti i zakonshëm do t’ju bëjë mirë edhe në aspektin emocional. Në horizont udhëtime të reja, për punë ose thjesht për kënaqësi. Sa më shumë të lëvizni, aq më mirë do ndjeheni.
Virgjëresha
Punoni me zell dhe kënaqësi, por nëse jeni akoma me pushime nuk gjeni asgjë të veçantë për të bërë, miqtë dhe të afërmit janë të gjithë të zënë! Kohë të lirë për të provuar receta të reja në kuzhinë.
Peshorja
Do jeni në qendër të armiqësisë së Venusit, për më tepër në kontrast me Uranin, mes ëndrrave të dashurisë dhe realitetit, diferenca është përfundimisht shumë e madhe. Zemra të vetmuara jo të qeta, por pretenduese. Do preferoni të qëndroni vetëm sesa në shoqërinë e personave të mërzitshëm.
Akrepi
Ditë e mërzitshme, një mëkat i vërtetë nëse jeni me pushime. Megjithatë mund të pushoni pak, në fund të fundit prandaj janë pushimet. Ndoshta një vizitë në vende kulturore mund t’ju ngrejë pak moralin.
Shigjetari
Hënë miqësore e mbushur me këshilla të mira. Puna e qetë, atmosfera është akoma ajo e pushimeve dhe me kolegët nuk flitet gjë tjetër veçse për udhëtimet. Me emocionet nuk jeni shumë mirë, rrezikoni të vini marrëdhënien tuaj në krizë, shmangni debatet.
Bricjapi
Nga shenja e kundërt, një Venus keqdashës mbron lidhjet. Nëse partneri është i pranishëm, do bëhet më i kuptueshëm në lidhje me problemet tuaja. Gjithmonë nëse Urani dhe Hëna në kuadraturë ju lejojnë, mbështetuni në strategjinë tuaj personale.
Ujori
Urani, miku juaj, përveçse ylli drejtues, formon një kuadraturë me Venusin, shenjë që tregon që ambienti profesional sot nuk është i qetë si zakonisht. Mjafton një lajm që të vërë në rrezik sigurinë që tashmë keni krijuar në punë.
Peshqit
Saturni miqësor në shenjën tuaj me Hënën te Dashi ju bën të ndjeheni mirë me të afërmit tuaj dhe të tregoni anën tuaj më të mirë me miqtë. Përkujdesja dhe dashuria që tregoni ndaj personave të afërt do ndihmojë gjendjen e tyre shpirtërore.