Horoskopi për ditën e sotme 25 tetor 2017
Dashi
Do të keni krijimtari të shkëlqyeshme në punë. Origjinaliteti i bashkëngjitet çdo nisme. Nën drejtimin tuaj edhe gjëja më e parëndësishme ka personalitet. Me kolegët formoni një ekip të ngushtë që beson në bashkëpunim dhe që përballet me sfidat.
Demi
Të pakënaqur nga Hëna, si edhe me Venusin e burgosur në shtëpinë tuaj të dymbëdhjetë, për sot nuk bëhet fjalë për aventura dashurie! Si kompensim, mbështetje e Diellit dhe Plutonit hap rrugën për një miqësi të veçantë, intensive dhe intime.
Binjakët
Venusi dhe Hëna janë të gatshëm që t’ju inkurajojmë dhe t’ju japin një dozë vetëbesimi. Do të keni marrëdhënie të qetë me ambientin që ju rrethon. Pas një sqarimi, jeta në çifti do të bëhet më e ëmbël, partneri do të jetë më pak i ngurtë dhe do të këtë më shumë mirëkuptim.
Gaforrja
Revolucionarë të zemrës, synoni harmoninë që zbut mosmarrëveshjet, duke filluar nga jeta në çifti, ku komunikimi bëhet jetik. Dëshirat shumëfishohen nga Venusi, kështu që, në modë dhe produkte kozmetike do të bëni shpenzime të mëdha.
Luani
Në çifte do të jeni të lumtur dhe të kënaqur, si në përralla! Rregulli i juaj është të ballafaqoheni për çdo gjë, por pa e ngritur zërin, me dashamirësi dhe diplomaci. Do të vendosni të ndërmerrni një udhëtim minutën e fundit, për të festuar një përvjetor dashurie ashtu siç duhet!
Virgjëresha
Do të keni momente magjike në punë, ku çdo gjë ecën në përsosmëri, të frymëzuar nga një fllad gjeniu krijues dhe të mbështetur nga shija tuaj estetike. Është dita ideale për ata që merren me modën, bukurinë dhe mirëqenien, por edhe për ata që punojnë për marrëdhëniet me publikun.
Peshorja
Venusin do ta keni kundra, por nuk ju sjell ndërlikime. Ndërkohë, e mbështetur nga aspekti pozitiv i Hënës, nxjerr në pak interesin reciprok. Do të jeni të lumtura dhe të kënaqur, aq sa të ndryshoni qëndrim duke iu hapur dhe dëgjuar nevojat dhe dëshirat e partnerit.
Akrepi
Keni një familje të dashur dhe fëmijë të mirë, por ju mungon diçka, dhe madje shumë, një person nga e kaluara që ende nuk arrini ta harroni. Është e nevojshme të ndryshoni menjëherë dietën. Efektet e para do të jenë të dukshme në lëkurë, e cila do të jetë më e shkëlqyer dhe e butë.
Shigjetari
Nëse jeni të dashuri, do të shkoni pak përtej arsyes, do të bëni sjellje të çuditshme, do të bëni deklarata dramatike, do të argoni ëmbëlsi të pakufishme për personin që ju tërheq. Sot do të jeni në humor të mirë dhe do të keni fat në veprimtaritë që ndërmerrni.
Bricjapi
Hëna do të jetë e heshtur dhe Venusi do të jetë tekanjoz, sot dashuria nuk ecën. Ndërkaq ju ngushëllon dyshja Diell-Pluton, garantuese të një atmosferë miqësore dhe të shndritshme. Financat duhet t’i keni në vëmendje, dhe ju takon juve të bëni vlerësimin e duhur për të mos shpenzuar shumë.
Ujori
Ndjenjat në çift janë të forta, por përsëri nuk është e mjaftueshme. Nëse partneri përpiqet t’ju fusë në “kurth” duke ju folur për të ardhmen, ju bëni menjëherë një hap prapa. Do të keni kontakte të shpejta dhe fitimprurëse. Nëse i keni mbyllur punë e javës, vazhdoni përpara me veprimtari të tjera.
Peshqit
Hëna e zellshme do të jetë duke ju mbikëqyrur, ndërsa Venusi ju rekomandon blerjen e sendeve të shtrenjta, duke ju bindur se prestigji dhe suksesi ecin krah për krah. Në punë do të jeni energjikë falë dyshes Diell-Pluton.