Horoskopi për ditën e sotme, 26 gusht 2017
Dashi
Ndiqni me përkushtim të veçantë çështjet ekonomike për të shmangur problemet, shpenzimet e kota dhe grindjet në familje. Mos humbisni kohë duke vrapuar pas një personi që është aq i përqendruar te vetja, saqë nuk ka asnjë hapësirë për ju.
Demi
Mes dashurisë verore dhe flirtit të udhëtimit, Venusi nga sot në kuadraturë ju mbështet. Mendimet dhe keqardhjet shkojnë për një histori që tashmë ka përfunduar. Kënaqësi për ata që kanë një biznes të pavarur: me Diellin dhe Mërkurin në anën tuaj, jeni super të organizuar.
Binjakët
Hënë anonime, por sidoqoftë ka efekt pozitiv për të zbutur aspektet e Diellit dhe Mërkurit jo harmonik, duke ju bërë më të qetë. Sigurisht nuk do shkëlqeni për mendjemprehtësi dhe organizim, por nëse sot nuk duhet të punoni, ka pak rëndësi.
Gaforrja
Në harmoni me Mërkurin, sot Hëna flet me gjuhën tuaj të ndrojtur, por sidoqoftë të aftë për emocionet intensive dhe ndjenjat e thella. Gjeste dashamirësie dhe shumë poezi do prekin zemrën e partnerit. Përkëdhelja dhe vëmendja ju bëjnë të ndjeheni mirë.
Luani
Hapni zemrën dhe vishuni për festë për të pritur Venusin që sot hyn në shenjën tuaj. Ju pret një periudhë plot me dashuri! Dëshirë për bukuri dhe harmoni. Fokusohuni tek pamja e jashtme, por sigurisht edhe te ndjenjat.
Virgjëresha
Nëse keni në plan një takim të rëndësishëm për të ardhmen tuaj, përdorni buzëqeshjen tuaj më verbuese dhe lini pasiguritë në shtëpi. Me Hënën në trekëndësh me Diellin dhe Mërkurin në shenjë, do dini të thoni gjënë e duhur në momentin e duhur.
Peshorja
Një e shtunë e bukur, me Venusin që më në fund kalon në anën tuaj, duke ju garantuar një periudhë të lumtur sidomos në aspektin shoqëror. E pashpresë Hëna, aktive vetëm në frontin financiar, por nuk mund të keni gjithçka. Shijoni atë që keni!
Akrepi
Ambicie të larta karriere të nxitura nga Venusi i cili pikërisht sot kalon në kuadraturë. Ndoshta klima e pushimeve do ju mbajë pak pasivë. Ju ngushëllon Hëna, mike e Diellit dhe Mërkurit super racional, ndihmë shumë e çmuar për aktivitetet tuaja.
Shigjetari
Udhëtimi për ju është një kënaqësi e madhe dhe e pashmangshme. Sidomos tani që udhëtimi dhe dashuria janë në fokus falë Venusit që nga sot në trekëndësh. Gati për t’u nisur tani më shumë se kurrë nëse i dashuri juaj është larg dhe mezi prisni ta përqafoni.
Bricjapi
Humor i mirë, qetësi, por jo vetëm kaq: edhe një mundësi e rëndësishme, falë çiftit Diell-Mërkur në trekëndësh me shenjën tuaj. Çdo gjë duket në favor të një projekti shumë personal. Shumë mbështetje për një iniciativë që e keni për zemër.
Ujori
Lëreni mënjanë krenarinë: nëse vazhdoni të mendoni me nostalgji dhe keqardhje për një person që tashmë i përket të kaluarës tuaj, me sa duket ndjenjat për të janë akoma të forta. E shtunë jo shumë aktive, me momente melankolie të nxitur nga Hëna dhe Venusi, të dy në kuadraturë.
Peshqit
Sot po humbisni trekëndëshin e bukur të Venusit, i cili sidoqoftë nuk ju braktis duke ju dhënë një ndihmë të vogël në punë. Hëna mike në shenjë ju flet për udhëtime. Shpenzime të mëdha, blerje nganjëherë të paarsyeshme, por në fundjavë është e vështirë t’i përmbahesh buxhetit.