Horoskopi për ditën e sotme, 28 gusht 2017
Dashi 21 Mars – 20 Prill
Edhe pse dini të manovroni më së miri duke u mbështetur në vetvete, mos e refuzoni ndihmën që do t’ju bjerë nga qielli falë një miku. Do të kërkoni dhe do të gjeni, me Marsin dhe Venusin që ju mbështesin, mundësi dialogu dhe bashkëpunime me personin e dashur.
Demi 21 Prill – 20 Maj
Bashkëveprimi i planetëve do të bëjë që humori juaj të ketë luhatje. Mos u mbyllni brenda vetes. Pranoni dhe besojuni të tjerëve. Për të arritur në një mirëkuptim më të madh, vëreni veten në vendin e partnerit dhe bëni më të mirën që mundeni.
Binjakët 21 Maj – 21 Qershor
Me Saturnin që e keni kundër, mos flisni shumë në ambientin e punës. Mos krijoni konfidenca. Mundohuni të mos tregoni sesi ndiheni. Mos u ndruani dhe thoni ato që ju thotë zemra, edhe pse keni frikë se personi i dashur përkrah jush mund të mos ju kuptojë.
Gaforrja 22 Qershor – 22 Korrik
Do të jeni të frymëzuar për të mposhtur çdo mendim shkatërrimtar, do të përvishni mëngët dhe do të përmbushni me zell punët tuaja. Në fillim, kush ju intereson do t’i përgjigjet ftesës me droje, por më pas do të dorëzohet nga sharmi juaj.
Luani 23 Korrik – 23 Gusht
Keni shumë pritshmëri ndaj një personi që ndoshta nuk do të tregohet në lartësinë e duhur. Do të ishte më mirë ta përqendronit vëmendjen diku tjetër. Mos u bëni kokëfortë! Keni dëshirë të madhe të imponoheni në të gjitha rrethanat. Do të ishte mirë që të mendoheshit pak.
Virgjëresha 24 Gusht – 22 Shtator
Të papritura të këndshme në familje. Përditshmëria do të jetë më emocionuese dhe e këndshme, edhe pse do t’ju ndodhë që të ndryshoni menjëherë programin. Do të jeni në lartësinë e duhur për të marrë vendime shumë delikate. Do të fitoni kështu vlerësimin e një eprori.
Peshorja 23 Shtator – 22 Tetor
Partneri më në fund do të jetë në lartësinë e duhur që kërkon situata dhe nuk do të shqetësohet nga përgjigjet që do t’u jepni kërkesave që ka. Nëse do të zgjidhni të jeni më emocionalë, do të jeni më pak bujarë dhe të përfshirë, por me siguri më të qartë dhe të qetë.
Akrepi 23 Tetor – 22 Nëntor
Nëse në jetën në çift xhelozia dhe dyshimet do t’i kalonin nivelet e normales, jepini fund kur të mundeni dhe ndërroni menjëherë drejtim. Plutoni nuk shkon mirë me Saturnin. Humori jo i mirë do të pengojë bashkëpunimin me një koleg.
Shigjetari 23 Nëntor – 21 Dhjetor
Disa kërkesa për pushtet në çift nuk funksionojnë. Hapni rrugë. Nëse do të jeni më mirënjohës, rezultatet nuk do të vonojnë të vijnë. Mos u merrni me gjëra që hanë diskutim. Duke këmbëngulur, do ta kuptoni se e keni pasur gabim.
Bricjapi 22 Dhjetor – 20 Janar
Sot mund t’ju dalin gjëra të paparashikueshme. Për të shmangur tensionet, ndiqni atë që ju thotë zemra, edhe pse mund të interpretohet si një dobësi. Do të keni një ditë që priret drejt përtacisë, por që nuk pajtohet me angazhimet tuaja të shumta.
Ujori 21 Janar – 19 Shkurt
Ditën e sotme përpiquni ta shfrytëzoni çastin e mirëqenies shpirtërore për të dëgjuar më shumë dhe për t’i kushtuar më shumë kohë familjes. Me Saturnin që ju del kundër, priten disa përgjegjësi që ndoshta mund t’ju kufizojnë disi lirinë.
Peshqit 20 Shkurt – 20 Mars
Nëse keni programuar një udhëtim, do ta menaxhoni më mirë lodhjen dhe përshtatjen ndaj ritmeve më të mëdha të punës, falë Plutonit mik që ju favorizon. Kridhuni në ndonjë aventurë të bukur, zbuloni një horizont të ri dhe jetojeni me gjithë shpirt.