Horoskopi për ditën e sotme 3 korrik 2017
Dashi
Sezoni i verës ju tundon me pushime dhe shpenzime të ekzagjeruara. Me Jupiterin kundër, ekonomia juaj nuk është e mbrojtur mirë, mos e ekzagjeroni. Për fat të mirë, Saturni dashamirës ndaj Shigjetarit ju ndihmon të realizoni projektet në punë.
Demi
Me Hënën armiqësore nga Akrepi, sot do tregoheni kokëfortë për çështje parimore. Kini kujdes, mungesa e sensit të realitetit ju ekspozon ndaj pakujdesive të mundshme. Prakticiteti i tepruar rrezikon të shkatërrojë magjinë e një momenti romantik me partnerin e dashur.
Binjakët
Me Saturnin kundërshtar mos bëni skrupuj të panevojshëm ndaj një personi që nuk e meriton aspak konsideratën tuaj. Lini mënjanë ndjenjën e fajit. Situata e përgjithshme lë pak për të dëshiruar. Nëse ndjeheni të lodhur, çlodhuni më shumë.
Gaforrja
Me Jupiterin dhe Plutonin armiqësorë, një problem i papritur mund të bllokojë një projekt për të cilin po punoni prej shumë kohësh. Tregohuni të guximshëm dhe vazhdoni! Debate në familje. Diskutimet e kota mund t’ju acarojnë, shmangini!
Luani
Një ndjenjë e veçantë po lind për një koleg, të cilin e konsideroni shumë intrigant. Mos harroni se në punë nuk keni nevojë për ndërlikime. Jupiteri mbështetës ndoshta ju ofron një mundësi interesante për të bërë një udhëtim të parashikuar prej shumë kohësh.
Virgjëresha
Vëzhgoni me kujdes sjelljen e një personi, i cili ka tendencën që t’ju kundërvihet në punë dhe veproni sipas rrethanave. Tregohuni largpamës! Neptuni vazhdon të jetë në orbitën kundërshtare, kini kujdes dhe mos i ngatërroni gjërat.
Peshorja
Ndikimi i Jupiterit në shenjë do t’ju rrisë vetëvlerësimin! Nëse keni besim tek aftësitë tuaja të shumta, do shikoni gjysmën e problemeve të zhduken. Ëndërroni një lidhje dashurie serioze dhe të fortë? Me durim dhe këmbëngulje do arrini ta bëni realitet.
Akrepi
Më Hënën në shenjë dhe Mërkurin e Marsin miq nuk e keni problem të shfrytëzoni burimet tuaja për të arritur një objektiv që e keni shumë për zemër. Jeni pak si shumë impulsiv dhe e shprehni atë që mendoni shumë qartë. Ndoshta do ishte më mirë të ulni tonet.
Shigjetari
Për t’u shkëputur nga rutina dhe nga përgjegjësitë e shumta është mirë të bëni ndonjë pushim të shkurtër larg rrëmujës së zakonshme. Nëse mendoni se një koleg po pengon projektin tuaj, përballuni me të pa hezituar fare.
Bricjapi
Një ndryshim i papritur në horizont, por që me kalimin e kohës do jetë shumë më i dobishëm nga sa mund ta kishit imagjinuar ndonjëherë. Do takoni një person shumë interesant, ndoshta pak misterioz, por pa dyshim tërheqës.
Ujori
Sot për shkak të Hënës tek Akrepi, për të zgjidhur një çështje ju duhet të merrni këshilla nga shumë persona, por më mirë vendosni vetë. Ritme të kundërta me partnerin. Pakënaqësitë tuaja rrezikojnë të krijojnë përplasje. Tregohuni më pak agresiv.
Peshqit
Falë Hënës tek Akrepi në trekëndësh me Neptunin do jeni në qendër të vëmendjes në shoqërinë tuaj, që është diçka që ju bën të ndjeheni të kënaqur. Me Neptunin në shenjë do jeni të gatshëm të bini dakord me partnerin tuaj për shumë çështje dhe objektiva.