Horoskopi për ditën e sotme, 3 nëntor 2017

Dashi
Mjafton të mësoni të vëzhgoni, do të zbuloni se jeta çdo ditë mund t’ju dhurojë ato gjërat e vogla të bukura, që mund të bëjnë të lumtur cilindo prej nesh. Bëni kujdes nga lodhja nervore, jeni shumë të ndjeshëm dhe përfshiheni shpejt në gjendjen emocionale të të tjerëve.
Demi
Marsi nuk do të jetë shumë i favorshëm sot dhe kështu do t’ju duket se ata që ju qëndrojnë pranë, mund t’ju kundërshtojnë. Kërkoni një bisedë sqaruese. Ndërsa jeni nën ndikimin e Marsit, mos e merrni çdo gjë për të mirëqenë.
Binjakët
Hëna do të bashkëveprojë ndjeshëm me planetë të ndryshme. Disa paqartësi në fillim të ditës, por më vonë gjithçka do të sqarohet në mënyrën më të mirë. Përdorini mënyra, të cilat ju përshtaten më shumë: mirësjellje, takt, mirësi, dashamirësi.
Gaforrja
Nganjëherë jeni shumë të shpejtuar dhe drastikë. Bëni mirë ta merrni parasysh këtë gjë, sepse ndodh që persona rreth jush të shqetësohen. Vazhdoni të angazhoheni për punët profesionale, por lejojini vetes edhe pak kohë të lirë dhe shijoni emocione të ndryshme nga e zakonshmja.
Luani
Pas ditësh të mbushura me angazhime, po vijnë momente më të qeta. Do të ndiheni në formë, të qetë dhe në dispozicion të personit që ju qëndron në krah. Do të keni mundësinë të kaloni në veprim, duke realizuar edhe gjëra që i konsideronit shumë të vështira.
Virgjëresha
Sot këshillohet të përballoni çështje të pazgjidhura në fushën e dashurisë. Duhet t’i shqyrtoni gjërat nga çdo këndvështrim, pa u fshehur pas iluzioneve. Nëse një epror ju kërkon të punoni përtej kompetencave tuaja, qëndroni të qetë dhe refuzoni.
Peshorja
Pas ditësh të mbushura me angazhime, po vijnë momente më të qeta. Do të ndiheni në formë, të qetë dhe në dispozicion të personit që ju qëndron në krah. Do të keni mundësinë të kaloni në veprim, duke realizuar edhe gjëra që i konsideronit shumë të vështira.
Akrepi
Gjithçka do të shkojë për më mirë, mbi të gjitha nëse kërkoni të veproni në aktivitetin tuaj, gjithmonë duke u bazuar te kriteret e paanshmërisë dhe respektit për të tjerët. Ndërkaq, Hëna mund të tregohet dinake dhe sot do të keni si situata, pozitive ashtu edhe tensione.
Shigjetari
Sot do të ndiheni disi të bllokuar dhe do të lëvizni pak me vështirësi. Ndërkaq, nuk do t’ju mungojë rezistenca dhe pozitiviteti. Do të merrni në dorë një çështje, që ka ngecur dhe do t’i jepni zgjidhje me një ndërhyrje të zgjuar dhe të ekuilibruar.
Bricjapi
Saturni krijon një premisë të shkëlqyer për anën profesionale. Intuitat e çastit do të bashkohen me aftësinë për të konkretizuar projektet. Do të vëzhgoni me vëmendje sjelljen e një personi që kërkon t’ju bëjë të besoni se është çfarë nuk është në të vërtetë.
Ujori
Me Neptunin dhe Marsin armiqësor nuk do të jeni në humor të mirë. Do të kundërshtoni çdo gjë që thoni. Mos e ekzagjeroni, ndërkaq! Do të jeni i tendosur dhe personi i zemrës do të vendosë t’ju shpërfillë, duke ju lënë të vetëm të tejkaloni shqetësimin që keni.
Peshqit
Sot do të keni surpriza të këndshme dhe do të jeni shumë aktivë. Me të vërtetë do t’ia kaloni bukur! Do të keni dëshirë t’i përkushtoheni studimit të lëndëve të reja, mbi të gjitha do të preferoni shkencën dhe matematikën.

SHKARKO APP