Horoskopi për ditën e sotme, 30 Maj 2017
Dashi
Të dish të zgjedhësh më të mirën kur bëhet fjalë për mirëqenien tuaj dhe të të tjerëve nuk është e lehtë. Njerëzit i besojnë instinktit tuaj dhe kjo ju pëlqen. Por pyetja shtrohet nëse edhe ju u zini besë ju…
Demi
Me Venusin dhe Uranin që ju favorizojnë, do të përfundoni me sukses dhe pa lodhje çfarëdo projekti që ndërmerrni, edhe po të jetë i ndërlikuar. Do të keni një shkëmbim idesh konstruktive me një koleg, që do të ndikojë ndjeshëm tek ju.
Binjakët
Ndikimi i Saturnit në disa raste mund t’ju ngrejë ndonjë kurth, duke ju shkaktuar disi stres. Do të keni vështirësi të vazhdoni rutinën. Do të ketë vonesa të mundshme në zbatimin e një projekti profesional, por mos e jepni veten.
Gaforrja
Një ditë pa shumë bujë. Nëse mendoni se meritoni më shumë, nuk i keni bërë llogaritë me ata që duhet të ndani meritat. Në fund do të dini si ta menaxhoni situatën, pasi nuk doni që të dilni keq. Gjasat janë që mund të dilni edhe shumë të fituar.
Luani
Do të kuptoni që është më e udhës të ballafaqoheni me personin e zemrës, për të gjetur kështu solucione të dobishme. Me dialog do t’ia dilni të rregulloni gjithçka. Në punë jini të ndërgjegjshëm për gjithçka bëni, nëse nuk doni që ndonjë epror t’ju vihet nga pas.
Virgjëresha
Me Plutonin që ju buzëqesh, do të vini në pah nevojën për t’u përmbushur profesionalisht në mënyrë të vazhdueshme dhe të qëndrueshme. Jupiteri është kundra jush. Një pengesë mund t’ju shfaqet gjatë rrugës, por keni mundësi ta kaloni.
Peshorja
Këshillohet të përballoni çështje të pazgjidhura në fushën e dashurisë. Duhet t’i shqyrtoni gjërat nga çdo këndvështrim, pa u fshehur pas iluzioneve. Nëse një epror ju kërkon të punoni përtej kompetencave tuaja, qëndroni të qetë dhe refuzoni.
Akrepi
Planetët këshillojnë një dozë shtesë përmbajtjeje, në mënyrë që të mbani për vete disa sekrete. T’u hapeni të tjerëve gjithandej nuk do të ishte gjë e zgjuar. Mund të konstatoni se besimi që keni tek disa persona të njohur së fundmi nuk ka qenë i arsyeshëm.
Shigjetari
Do të prisni me frikë ardhjen e një mesazhi të rëndësishëm, që po ju mban nën tension. Hiqeni këtë mendim, nëse nuk doni që të shtoni ankthin. Ndoshta adresa ishte gabim, ose dërguesi e ka harruar fare. Por ju nuk i duroni dot pakujdesitë.
Bricjapi
Kjo javë do të jetë pak e ngadaltë, duke qenë se nuk dini si të menaxhoni disa çështje që ju dalin përpara. Rrezikoni të krijoni dyshime të pabazuara. Dëshironi të përmirësoheni, por në këtë moment duhet të mjaftoheni me rezultatet e arritura.
Ujori
Me ndikim e Mërkurit, sjellja jo e duhur në vend që të jetë diçka e rastit, mund të përsëritet shpesh. Pyesni veten nëse e dini si do të reagonte partneri. Mos u përzieni me gjëra që nuk ju takojnë dhe në lidhje me këtë bëni një sqarim.
Peshqit
Koha e mbarimit të punës është një bekim i vërtetë nga qielli, nëse filloni të ndiheni pak të lodhur dhe mezi prisni orën kur të mund të shijoni lirinë. Merreni në dorë kohën dhe hapësirën tuaj, pa e vrarë mendjen se kë keni në krah.