Horoskopi për ditën e sotme 30 qershor 2017
Dashi
Pozicioni i planetëve do t’ju garantojë një ditë të gëzueshme dhe pa kokëçarje, gjatë së cilës do të ndiheni mirë. Shmangni nga programi çdo lloj veprimtarie të lodhshme dhe mendoni të argëtoheni.
Demi
Kjo ditë ju sjell paqe dhe qetësi, që t’iu përkushtoheni punëve të shtëpisë dhe të kaloni mjaft kohë me familjen tuaj. Edhe pse kinemaja nuk ishte në programin tuaj, përmbushjani dëshirën partnerit për ta bërë të lumtur.
Binjakët
Do të ndiheni pak të paqëndrueshëm. Fatmirësisht, sot do të keni pak kohë për të rimarrë energji dhe të largoni kështu stresin. Duke qenë se nuk do t’ju duhet të merreni me shkresa, shkoni në kuzhinë dhe filloni të përgatisni një ëmbëlsirë për drekë.
Gaforrja
Është e vërtetë se me vullnet arrihet çdo gjë, por është e rëndësishme edhe të nxirrni në pah ndjenjat tuaja. Jini të vëmendshëm dhe pritini kërkesat e partnerit. Në çift ka nevojë t’i jepni më shumë hapësirë dialogut, për të thelluar mirëkuptimin.
Luani
Të veshur me elegancë dhe gati për të festuar, jeni të parët që shkoni për të vallëzuar dhe të fundit që ikni. E gjitha kjo falë planetëve që ju mbështesin. Jeni të pandalshëm dhe është e vështirë t’ju frenojë ndokush, por mos e teproni.
Virgjëresha
Mos e zmadhoni shqetësimin që vjen nga mungesa e harmonisë hënore dhe mos u angazhoni për të bërë shumë detyra në të njëjtën kohë. Rezultati do të ishte zhgënjyes. Vendosni përparësi, duke u marrë me një gjë të vetme e duke bërë më të mirën.
Peshorja
Është ditë e përsosur për sportin, nëse ju pëlqen ndonjë disiplinë sportive. Plutoni dhe Urani do t’ju japin një ndihmesë të vyer për të thyer ndonjë rekord. E sigurt është se nuk duhet të përtoni, por të mendoni për mirëqenien tuaj.
Akrepi
Nëse nata për ju ka qenë e gjatë dhe keni fjetur pak, pozicioni i Saturnit dhe Jupiterit do të bëjë që këtë ditë të jeni të prirur t’i përkushtoheni qetësisë. Nuk jeni prej çeliku, edhe pse keni një rezistencë të mirë. Duhet t’i jepni rëndësinë e duhur pushimit.
Shigjetari
Edhe pse do të keni një rënie të lehtë të energjisë, për pjesën tjetër të ditës mund të rrini të qetë në shtëpi pa u druajtur se mund t’ju kërkojë dikush. Por nëse dikush ka nevojë për ndihmën tuaj, mos ia mohoni, edhe pse do të kishit parapëlqyer të rrinit pa bërë gjë.
Bricjapi
Gjatë ditës së sotme nuk duhet të bëni gjë tjetër përveçse t’ia lini instinktit tuaj të lindur t’ju udhëheqë drejt harmonisë. Në dashuri do të jepni më të mirën: do të dini të jeni partnerë të dashur dhe të kujdesshëm, plot me dashuri në zemër.
Ujori
Bashkëveprimi i favorshëm i planetëve në qiellin tuaj ju ndihmon të rivendosni gëzimin dhe të gjallëroni lidhje dashurie të shuara. Mos u ktheni mbrapa, nëse dikush ju paraqet një ftesë. Mund t’u jepni të gjithëve gëzim dhe qetësi.
Peshqit
Nëse disa çështje do të kërkonin vëmendjen tuaj urgjentisht, nuk keni çfarë të bëni, por mos e ekzagjeroni. Do t’ia dilni nga një situatë ku duhet të kënaqni dy palë; nëse nuk do t’ia arrini nga zgjuarsia, do të jetë me pak fat, që nuk e prisnit.