Horoskopi për ditën e sotme, 31 maj 2017
Dashi
Të mbështetur nga Venusi, do të jetë e lehtë të shkoni mirë me partnerin tuaj, edhe pas një zënke të vockël; të ziheni nuk do të thotë se nuk duheni! Jeni gati të hapni rrugë për personin tuaj të zemrës: për ju dashuria vjen para çdo gjëje.
Demi
Po mendoni se si ta bëni sa më të veçantë festën e ditëlindjes? Fillimisht mendoni për menynë, dhe mbi të gjitha për tortën! Shpresoni të merrni një dhuratë të rëndësishme, por për të qenë të sigurt hidhuani si fjalë larg e larg të tjerëve.
Binjakët
Bashkëveprimi i Hënës në lidhje me Plutonin, bën që të jeni i pandalshëm përgjatë rrugës së ndërmarrë dhe nuk do të ndaloni edhe përpara të papriturave. Me ngadalë, por pashmangshmërisht, do të anashkaloni pengesën për të shkuar drejt qëllimit.
Gaforrja
Ndjenja juaj për drejtësi do t’ju ndihmojë të zgjidhni me shpejtësi një çështje delikate, në të cilën nuk do të kishit dashur fare të ishit përfshirë. Pak rëndësi ka nëse mënyra juaj e të vepruarit nuk arrin të kënaqë gjithkënd; ajo që ka rëndësi është integriteti juaj.
Luani
Falë mirësisë së Hënës në harmoni me Plutonin dhe Venusin, mund të keni më shumë vullnet për të përmirësuar fushën e ndjenjave dhe të dashurisë. Në shtëpi keni një atmosferë të qetë, duke qenë se dini si ta krijoni.
Virgjëresha
Mos lejoni që ndonjë dyshim i vogël t’ju ndryshojë mendjen, nëse ishit të sigurt në rrugëtimin tuaj dhe keni planifikuar gjithçka me kujdes. Mos u ngadalësoni ose do të humbisni avantazhin. Ecni përpara në rrugën tuaj, pa u shpërqendruar.
Peshorja
I keni besuar një personi që e keni njohu së fundmi, dhe tashmë jeni të zhgënjyer nga sjellja e tij jo shumë korrekte. Mashtrimi i faturohet Hënës. Mos e ndërlikoni më tej situatën, mos e prishni ditën dhe pranoni çdo pasojë.
Akrepi
Fundi i muajit po afron dhe ndoshta po afron edhe momenti për të kontrolluar llogaritë e shpenzimeve. Mos harroni: më mirë të mendoni fillimisht për detyrat dhe pastaj për kënaqësitë, ose mund të humbni ndonjë rrugë të rëndësishme.
Shigjetari
Dita nis mirë, falë bashkëveprimit të Hënës. Ndjeshmëria juaj do t’ju ndihmojë për të bërë zgjedhjet më të thjeshta, por edhe ato të duhurat. Bëni kujdes ndaj afateve të fundit të muajit dhe ndaj mesazheve të rëndësishme që mund të kalojnë pa u vënë re.
Bricjapi
T’ia nisësh me këmbë të mbarë është thelbësore, nëse ndërmerret një histori e re. Por ju e keni mendjen gjetiu dhe nuk dini mirë se çfarë të vendosni. Të merrni një vendim për diçka, ju duket e pamundur në këtë moment. Nuk ju mbetet tjetër veçse të prisni.
Ujori
Gjeni pak kohë për personin që doni, përpiquni të keni dialog. Do të jetë mënyra më e mirë për të tejkaluar ndonjë tension të mundshëm. Pa shtytjen e duhur emocionale, edhe rezultatet mund të mos jenë në lartësinë e duhur.
Peshqit
Vështirësi të vogla plotësisht të papritura do t’ju shkaktojnë pak probleme, edhe pse dini t’i përballoni shumë mirë me kokën lart. E keni lumturinë shumë afër, prandaj mos lejoni asgjë dhe askush t’jua marrë.