Horoskopi për ditën e sotme, 7 qershor 2017

Placeholder Image

Dashi

Shqetësimi nuk do të jetë i lehtë për t’u mbajtur nën kontroll. Do të bëjë që marrëdhëniet me të tjerët t’i keni sipas kapriçove të humorit. Qetësohuni! Nuk do të pranoni propozimin e një të njohurit, sepse më vonë do t’i ndiheni në borxh.
Demi
Ironia juaj therëse sot bëhet më e hidhur nga ndikimi negativ i Mërkurit. Në vend që t’u përgjigjeni ftesave të njeriut të zemrës, do të parapëlqeni të rrini me miqtë. Më pas do të përpiqeni të fitoni kohën e humbur, por nuk do të jetë e thjeshtë…
Binjakët
Në familje do të keni disa kundërshtime të shkaktuara nga këndvështrime të ndryshme. Mos u mërzisni, larmishmëria është gjithmonë diçka pozitive, që duhet shfrytëzuar. Falënderoni kolegët që ju rrini pranë, duke ju dhënë ide dhe mundësi të mira.
Gaforrja
Sot yjet nuk janë shumë të shkëlqyeshme. Do të shqetësoheni për çështje profesionale, të cilat do të dalin se nuk janë problematike! Në punë mos bini shumë në sy, rrini të qetë dhe shfaqini aftësitë tuaja në momentin e duhur.
Luani
Me mbështetjen e Mërkurit, por me armiqërinë e Marsit dhe Venusit, Hëna në qiellin tuaj do të bëjë që të ndiheni fajtor në dashuri. Është e kotë të prisni ndryshime në punë. Jeni ju që duhet të bëni diçka për t’u ngritur në detyrë.
Virgjëresha
Jeni të hapur për bashkëpunime dhe të gatshëm të jepni ide të reja. Sa keq që Mërkuri angazhohet duke ju vënë shkopin në rrota. Do të dini të vlerësoni plotësisht personin që ju rri përkrah dhe t’i kushtoni vëmendjen e duhur.
Peshorja
Do të kaloni pengesat dhe do t’ia dilni më në fund të vini në zbatim një ide që e keni lënë mënjanë prej kohësh për shkak të pasigurive. Një takim i papritur do t’ju shtrëngojë që të përballeni me probleme të hershme dhe t’i zgjidhni ato.
Akrepi
Kujdes nga çështjet që kanë të bëjnë me financat, sepse mund të shkaktohen vonesa dhe pengesa në pagesa. Më mirë të merreni vetë me këto gjëra. Shqetësimi në fushën e dashurisë, për shkak të Venusit kundra mund të bëjë që të merrni vendime gjaknxehta.
Shigjetari
Qëndroni afër një bashkëpunëtori që ka zakon të flasë pak si shumë. Ka rrezik që të përhapë fjalë jo shumë të mira për ju. Mund t’i kërkoni këshillë kujt të doni, por mos lejoni të ndikoheni për zgjedhje që kanë të bëjnë me fushën e dashurisë.
Bricjapi
Jupiteri do të bashkëveprojë me Diellin e Hënës, duke ju favorizuar së tepërmi. Sot do të jeni optimist dhe do t’ia dilni të merrni çdo gjë që doni me angazhim minimal. Potenciali krijues është në nivelet më të larta për këtë muaj.
Ujori
Hëna do të ndikojë që ritmet e ditës të bëhen të paqëndrueshme. Do të jetoni momente kënaqësie, por edhe çaste pasigurie. Mos e shmangni afrimin e një personi që keni njohur së fundmi, mund t’ju bëjë kureshtar më shumë nga ç’mendoni.
Peshqit
Nëse jeni beqar, dikush do t’ju afrohet me ndjenja të sinqerta, po ngadhënjimi nuk do të jetë i lehtë. Do të pretendoni gjithmonë shumë. Në horizont shquhen mundësi të mira profesionale, që duhen shfrytëzuar menjëherë. Mos i lëni t’ju ikin.

 

SHKARKO APP