Horoskopi për ditën e sotme, 9 shtator 2017

Placeholder Image

Dashi
Me Mërkurin që ju mbështet, thellohuni në gjërat që ju përshtaten dhe ju interesojnë më shumë, dhe do të rrisni kompetencat tuaja profesionale. Mërkuri bashkëpunëtor do t’ju ndihmojë të zgjeroni horizontin dhe të pasuroni lidhjet me të tjerët.
Demi
Marsi që ju dhuron energji për t’ju përkushtuar angazhimeve të përditshme. Ndërsa Urani ju mbështet me ide gjeniale për të lëvizur gjithçka. Do t’ia dilni të nisni një projekt që po e mendoni prej shumë kohësh, rezultatet nuk do të vonojnë.
Binjakët
Jupiteri ju cakton pak energji dhe burime, pak mundësi konkurrence, pak mirëkuptim shoqëror dhe vështirësi në përmbylljen e kontratave. Me Marsin armiqësor, mund të keni tensione në çështje familjare, që nuk do të jenë shumë të lehta për t’u zgjidhur.
Gaforrja
Nuk është momenti për të marrë vendime të nxituara, para se të lëvizni mendohuni mirë! Druajtja se mos dilni keq, për fat, do t’ju shpëtojë! Ndikimi i Mërkurit do të bëjë që të jeni jo të qetë, jo të saktë dhe të shpërqendruar. Mundohuni të mos ndikoheni.
Luani
Për shkak të Neptunit jo të favorshëm ndaj jush, nganjëherë kush ju qëndron pranë mund t’ju duket se ju kundërshton. Kërkoni një bisedë sqaruese. Ndërsa jeni nën ndikimin e Neptunit, mos e merrni çdo gjë për të mirëqenë.
Virgjëresha
Të shpërblyer nga Venusi, Marsi dhe Urani krijimtaria e juaj do të jetë më shumë se kurrë e spikatur, qofshi apo jo artist. Do të jeni të suksesshëm në punë. Saturni vazhdon veprimtarinë e vet që ndikon pozitivisht te ju. Autoritetin dhe besueshmërinë do t’i keni në ngritje.
Peshorja
Neptuni për ju luan një rol gjithmonë thelbësor dhe ju dhuron intuitën dhe aftësinë për t’u marrë vesh me të gjithë, edhe me heshtje. Mos merrni përsipër shumë angazhime që e dini se nuk keni mundësi t’i menaxhoni. Mësoni të thoni jo.
Akrepi
Nëse jeni beqarë, Jupiteri mund t’ju ndihmojë të zgjeroni njohjet dhe të lindin histori të reja. Nëse keni një partner, çlironi pasionin. Me Uranin kundra, duhet të bëni kujdes në çështje dhe negociata që kanë të bëjnë me punën.
Shigjetari
Pozicioni negativ i Uranit mund t’ju shtyjë të merrni vendime të papritura dhe të bëni ndryshime të rastit. Pa u shqetësuar, jepini zgjidhje të prerë situatave të ndryshme. Nisur nga pozicioni i Marsit, bëni kujdes ndaj ndonjë shqetësimi të shkaktuar nga vrulli i tepërt.
Bricjapi
Me pozicionimin e Saturnit nuk duhet të ngadalësoni ritmin për të realizuar një projekt me sukses. Ndoshta do t’ju duhet një kohë e gjatë, por ç’rëndësi ka? Jeni në çift. Saturni do t’ju ndihmojë të stabilizoheni dhe të ndërmerrni rrugën e qëndrueshmërisë.
Ujori
Nën ndikimin e Hënës që zihet me Saturnin, do të keni keqkuptime të mundshme në familje, e për rrjedhojë një ndjenjë fajësie për çdo gjë pa arsye. Klima e ftohtë ju bën të mbylleni në shtëpi, por angazhime të ndryshme ju shtrëngojnë të jeni në lëvizje.
Peshqit
Jupiteri ju sjell fatin në anën tuaj, dhe mbi të gjitha do të bëjë që punët të mos ju marrin shumë kohë nga kënaqësia. Në punë parashikohen bashkëpunime të reja, projekte të reja dhe perspektiva të reja më fitimprurëse.

SHKARKO APP