Horoskopi, si dhe kush fal nga 12 shenjat e zodiakut
Yjet na sugjerojnë se si ta thyejmë rregullin kur duhet të kërkojmë falje
Nelson Mandela shprehej: “Falja liron shpirtin, dhe heq frikën. Kjo është arsyeja pse falja është një armë e fuqishme”. Por jo gjithmonë të falësh është e lehtë. Dhe të falesh pasi ke gabuar, është edhe më pak e thjeshtë. Sa njerëz ia dalin të kërkojnë “falje”?
Me horoskopin më poshtë ne mund të zbulojmë se cilat strategji duhet të përdorim që të na falin të tjerët, duke u bazuar tek shenja e tyre e zodiakut. Ndikimet e yjeve mund të jenë shumë të dobishme në përmirësimin e marrëdhënieve tona me ato që na rrethojnë.
DASHI – Nuk është një shenjë që mban mllef. Zemërohet lehtë, por zemërimi fiket me të njëjtën shpejtësi që ndizet, pra rreth 5 minuta. Në qoftë se doni të faleni nga dashi duhet t’i thoni që keni të drejtë. Nuk pretendon t’i kërkoni “falje”, sepse e kupton mirë vështirësinë që mund të jetë kur pëshpëritim këtë fjalë të vogël. Dashi ka nevojë të ketë afër njerëz që janë të gatshëm të luftojnë në anën e tij. Në emër të kësaj aleance mund të falë çdo të keqe, por mos e teproni!
DEMI – Demi është një shenjë e këmbënguljes dhe rruga e faljes mund të jetë e gjatë dhe dredha- dredha. Është një person i durueshëm dhe nëse keni arritur në pikën e faljes, do të thotë se keni kombinuar “diçka të madhe”. Respektoni kohën e tij dhe tregojini, që pavarësisht të gjithave, jeni person i besuar dhe që mund të mbështetet ende tek ju. Ai ka nevojë për dëshmi konkrete dhe të prekshme për pendimin tuaj. Mirëkuptimi i tij është i admirueshëm, por nuk duhet të përfitoni nga kjo, sepse ai është gjithashtu një person shumë i ashpër.
BINJAKËT – Ja një nga shenjat më të dëshpëruara. Zakonisht, në fakt binjakët duhet të falen nga dikush, dhe jo anasjelltas. Dhe ndoshta pikërisht për këtë arsye, përballë atyre që kërkojnë falje, është tolerant, fleksibël dhe i hapur. Ndonjëherë pretendon dhe preferon të bëjë fytyrën e mirë para një loje të keqe. Për t’u falur mund të jetë e mjaftueshme, t’i bëni një batutë të mprehtë dhe ironike, me shumë lehtësi dhe pa skena teatrale (këto janë në kompetencën e tij në momentin e gabimit).
GAFORRJA – Gaforrja pasi ka bërë një gabim, nuk pret çastin që t’ju falë, por derisa kjo të ndodhë, do të duroni ankesat e tij të pafundme. Do të vazhdoni të gjeni gabimin që i keni bërë për gjithë jetën dhe do t’ju tërheq edhe pas shumë viteve, nëse është e nevojshme. Ju thotë që do t’ju falë, por thellë-thellë nuk arrin të harrojë asgjë, në të mirë dhe në të keqe. Që t’ju falë mund të jetë e dobishme t’i kujtoni se sa afër i keni qëndruar në momente të vështira. Merrni nga ndjeshmëria e saj.
LUANI –Luani, ashtu si çdo mbret që respekton, i pëlqen që t’i tregojë popullit të tij, magjinë e tij dhe për këtë arsye falja mund të shihet si mbështetëse e egocentrizmit të tij. Që t’ju falë, ju duhet t’i jepni lirinë e duhur edhe shkeljeve më ekstreme, madje edhe duke pretenduar. Luani ka nevojë të ndihet personi më i bukur, më inteligjent, më i zoti në botë. Është gjithashtu shumë e rëndësishme të tregoni mirënjohje për zemrën e tij të mirë. Një taktikë gjithmonë fituese është t’i japësh atij një dhuratë të çmuar ose lule.
VIRGJËRESHA – Shenja e virgjëreshës është shumë e kujdesshme dhe e përpiktë, prandaj, nëse do të kërkosh falje për diçka, është e rëndësishme të zgjedhësh me kujdes se çfarë të thuash, duke i dhënë peshë çdo fjale dhe madje duke kontrolluar edhe gramatikën. Mos u përpiqni të ndërhyni në pjesën e saj emocionale, jo sepse ajo nuk e ka atë, por sepse preferon të trajtojë me racionalitet situata të caktuara. Pas një kritike, analize të saktë dhe të hollësishme, do ta vlerësojë kërkimin e faljes, ju çuditeni me shpirtin e tij të mirë.
PESHORJA – A është me të vërtetë e nevojshme të faleni nga dikush që është peshorja? Është një shenjë shumë diplomatike dhe vështirë se përfundon në situate komplekse ku është e nevojshme të kërkosh falje. Liria e tij është e paqartë dhe në shumë raste është sipërfaqësore dhe devijuese ndaj të tjerëve. Në qoftë se keni arritur që të faleni nga peshorja, do të thotë që ju keni humbur vetëkontrollin tuaj dhe atëherë do të jetë e nevojshme që ta gjeni përsëri, duke i propozuar një kompromis të vlefshëm.
AKREPI – Në qoftë se doni të faleni nga akrepi, duhet të luteni për fat të mirë. Kjo është një shenjë shumë hakmarrëse, madje edhe nëse keni bërë një gabim jo shumë të madh, do t’jua përmendte gjithë jetën. Të fitosh besimin e tij është shumë e vështirë, dhe një herë që ta humbësh, është shumë e vështirë ta rikuperosh dhe të kthehesh në gjurmët e tij. Megjithatë, nëse ka ndjenja të thella dhe të vërteta për ju, duhet të mbyllni sytë dhe të prisni t’ju falë. Nëse kjo do të ndodhte, e konsideroni thuajse mrekulli.
SHIGJETARI – Nëse doni të faleni nga një shigjetar, përgatituni të kaloni orë si në telefon edhe personalisht për të folur për atë që ka ndodhur. Nuk duhet ti thoni shumë gjëra, sepse vetë shigjetari do të flasë pa ndërprerje, dhe do të arrijë në përfundimin, që edhe nëse ke gabuar, mund ta rregulloni raportin tuaj. Natyrisht, do të nënvizojë faktin që ju ka thënë paraprakisht se si ti shmangni disa gabime. Do t’ju falë gjithmonë me një buzëqeshje dhe me një përqafim të ngrohtë.
BRICJAPI – Bricjapi mund të jetë shumë i ashpër me ju, dhe nëse do t’ju falë, do t’ju bëjë një sërë testesh që të rivendosni përsëri një marrëdhënie harmonike së bashku. Shpjegimet e gjata janë të padobishme, sepse mendimet e tij vështirë se mund të ndryshojnë. Sigurisht është më mirë të mos jeni shumë melodramatik, dhe të mbaheni emocionalisht në mënyrë që të mos bëhet një bisedë e pakëndshme dhe më intensive sesa arsyet e tua.
UJORI – Problemi kryesor me ujorin është gjetja e tij dhe mundësia për ta kontaktuar për ti kërkuar falje dhe për të gjetur një pikë takimi. Nëse ndihet keq me sjelljen tuaj, mund të mos ja thoni dhe të zhdukeni papritur pa dhënë një shpjegim. Pasi kjo pengesë e parë ka mbaruar, është një shenjë e përgatitur mirë për të dëgjuar, përkundër kundërshtive të vazhdueshme, përpiqet të vendosë veten në vendin tuaj dhe t’ju kuptojë. Ashpërsia e tij varet se sa i shkoni si tip: disa miq të besuar falin gjithçka.
PESHQIT – Në qoftë se doni të faleni nga peshqit, mbani në mend se do të ankohet dhe do të mbajë zi për një kohë të gjatë por në fund do u dorëzohet faljeve tuaja, dhe do t’ju falë me zemërgjerësi të madhe. Peshqit, në fakt është shenja se më shumë se të gjithë e kupton që falja është një shenjë e forcës së madhe të brendshme , dhe pa të bëhet më e vështirë të jetosh një jetë të qetë dhe të lumtur. Por mos përfitoni nga ëmbëlsia e tij: nëse e lëndoni shumë thellë, mund të mos e shihni ose ta dëgjoni për një kohë të gjatë.