Horoskpi i datës 21 Mars 2015
Dashi
Sot për të lindurit e kësaj shenje parashikohet një ditë përgjithësisht e mirë, edhe pse Hëna mund të bëjë që në momente të caktuara të jeni në probleme. Shumë pozitiv erosi.
Demi
Falë pozicionit dominues të Marsit në një orbitë shumë të favorshme pritet që sot të jeni shumë aktivë dhe të diktoni në mjedisin ku operoni. Pritet gjithashtu një ditë mjaft interesante në dashuri.
Binjakët
Edhe sot është ylli juaj i mirë, pra Merkuri ai që do t’ju kthjellojë idetë e do t’ju ndriçojë rrugën për të ecur në drejtimin e duhur. Një njohje e re ju bën vërtet shumë të gëzuar.
Gaforrja
Marsi dhe Urani sot janë planetët që me kontrastin e tyre nën shenjë do të bëjnë qe edhe ju të jon konfuzë e aspak të afrueshëm. Kujdes në raportet me të tjerët e sidomos ato me partnerin.
Luani
“Kush bën për vete bën për tre” thotë një proverb i njohur e kjo duhet të jetë në një farë mënyre motoja juaj në një ditë që nuk premton të sjellë gjë nga qielli. Kujdes me shpenzimet.
Virgjëresha
Ndonëse kuadri yjor është përgjithësisht pozitiv me shumë planetë që kanë një ndikim të favorshëm, gjithsesi nuk duhet ta flini mendjen e të prisni t’ju ndodhë ndonjë mrekulli.
Peshorja
Edhe të lindurit e kësaj shenje do të jenë të asistuar nga një mori yjesh të mirë, kështu që sot nuk do ta kenë të vështirë të arrijnë një objektiv. Disi konfuzë në raportet me partnerin.
Akrepi
Tashmë Marsi në shenjë është plotësisht dominues dhe ju që i përkisni kësaj shenje do të jeni shumë luftarakë e agresivë, por edhe mundësia për të gabuar është e lartë, për shkak të nxitimit.
Shigjetari
Shumë ide, projekte, ëndrra keni por pak, shumë pak përpiqeni për t’i vënë në jetë. Hëna, e cila sot. Ju stimulon fantazinë mund t’ju ndihmojë në këtë aspekt, por duhet të keni vullnet.
Bricjapi
Me Marsin dhe Uranin në një pozicion shumë të favorshëm duhet të ndjeheni të privilegjuarit e zodiakut, prandaj përvishuni pa hezitim punës për të arritur objektiva të rëndësishme.
Ujori
Edhe kuadri yjor për ju që i përkisni kësaj shenje është përgjithësisht i mirë, kështu që pritet një ditë pozitive, sidomos në drejtim të punës. Më shumë duhet të bëni në planin sentimental.
Peshqit
Janë Urani dhe Marsi që sot do të jenë një ndikim fuqishëm për ju që i përkisni kësaj shenje, duke ju dhënë energji mëse të mjaftueshme për të përballuar situata nga më të ndërlikuarat.