Hoteli më i madh në botë, 10.000 dhoma e 70 restorante

Hoteli më i madh në botë i cili do të mburret me 10 mijë dhomat e tij mund të hapet në Mekë në fillim të vitit të ardhshëm.

Siç shkruajnë mediat e huaja, Abraj Kudai do të ndërtohet një milje në jug të xhamisë më të madhe në botë dhe vendit më të shenjtë të Islamit, Masjid al-Haram.

Ajo do të ketë dhoma luksoze për pelegrinë të pasur, një pjesë të veçantë për familjen mbretërore saudite, qendra tregtare, si dhe 70 restorante.

Përveç 10 mijë dhomave dhe katër hapësirave për aterrimin e helikopterëve, kullat më të larta të kësaj ndërtese, kostoja e ndërtimit e të cilës pritet të arrijë në rreth 3,5 miliardë dollarë do të kenë nga 45 kate, për dallim nga ato më të shkurtrat të cilat do të kenë 30 kate.

h222

 

SHKARKO APP