Hoxha i Tiranës kapet duke pirë birrë: Ishte birrë pa alkool

 

Hoxha i Tiranës Ahmed Kalaja është fotografuar në një restorant duke konsumuar një birrë dhe fotoja e tij ka bërë xhiron e uebit pasi u publikua nga klan Kosova.

Por hoxha është përgjigjur duke thënë se ishte një birrë pa alkool. Ai ka bërë edhe një sqarim për Klan Kosovën.

Reagimi i plotë i Hoxhë Ahmed Kalasë:

“Faleminderit për vigjilencën”

Ndoshta birrat hallall nuk kanë arritur akoma në Kosovë.

Me sa duket, s’bëhet fjalë që të kenë arritur aty Verërat pa alkool, apo Shampanjat pa alkool, ndërsa në Shqipëri qarkullojnë lirshëm si në çdo vend të Evropës apo në shumë vende islame.

Pijet nuk bëhen haram për shkak të emrit, por për shkak të përmbajtjes: Zoti e quan pijen e xhenetit verë, me të njëjtin emër që quhet vera me alkool në këtë botë e nuk e quajti atë lëng rrushi, po verë pa alkool.

Falënderoj TV Klan Kosovën për reklamën që i ka bërë restorantit hallall Ejsel në Tiranë.

Birra dhe verërat pa alkool frekuentohen në këtë lokal.

Si duket, në Kosovë nuk janë përhapura, ndaj stafit të TV Klan Kosova kur të vijë në Tiranë i mirëpres në këtë lokal për t’i qerasur me birrë pa alkool”.

SHKARKO APP