Huacachina, qyteti magjik në Peru (FOTO)
Jo, nuk është mirazh. Është një qytet i mrekullueshëm që lulëzon në një prej vendeve më të thata në tokë. Ky qytet piktoresk quhet Huacachina në Peru dhe është i fshehur mes një shkretëtire. Huacachina ka 96 banorë dhe karakterizohet nga hotele të thjeshtë, dyqane madje ka edhe nga një bibliotekë. Vizitorët mund të shijojnë perëndimin mbi duna, mund të lundrojnë me varka në liqen dhe mund të shijojnë natyrën e mrekullueshme që të ofron ky vend i veçantë. Huacachina karakterizohet nga palma, gjelbërim, dhe një liqen, i cili thuhet se ka edhe fuqi kuruese, bën të ditur e përditshmja britanike Daily Mail.
Ky qytet magjik gjendet në shkretëtirën Atacama në Peru. Liqeni i ndodhur ne mes të këtij qyteti është i formuar në mënyrë natyrale, por ka edhe një legjendë, sipas së cilës një princeshë po lahej në këtë vend dhe u zbulua nga një gjahtar. Ajo u arratis duke lënë pas një pellg uji, ndërsa manteli i saj thuhet se krijoi dunat. Tashmë banorët e këtij vendi jetojnë duke pritur vizitorë të cilët janë kuriozë të shohin këtë vend të veçantë. Në qytetin piktoresk, ashtu siç ndodh nëpër shkretëtira, temperatura është e lartë, koha me diell dhe shumë rrallë bie shi.