Hudhër për të pastruar lëkurën e fytyrës

Hudhra është një nga perimet më të fuqishme antibakteriale.

Efektet e saj krahasohen me ato të antibiotikëve ndaj në shumë receta natyrore për kurimin e një game të gjerë sëmundjesh sugjerohet përdorimi i hudhrës.

Por së fundmi është kthyer në trend përdorimi i saj për lyerjen e fytyrës, më saktë e puçrrave, pikave të zeza apo pjesëve të acaruara.

Demonstrimi është bërë nga Farah Dhukai në blogun e saj e cila shpjegon të gjithë procedurën se si duhet bërë.

Kini parasysh që fytyra duhet të jetë pastruar mirë më parë, ndërsa një thelpi hudhre e prisni në mes dhe me dy gjysmat lyeni çdo puçërr apo zonë të infektuar të lëkurës së fytyrës.

Më pas e lini gjatë gjithë natës të veprojë dhe në mëngjes do të vëreni ndryshime drastike.

Shumë njerëz të cilët e kanë provuar këtë “truk” kanë shkruar në blogun e Dhukai duke lënë impresionet e tyre pozitive për këtë trajtim.

SHKARKO APP