Humbja e PD në zgjedhje, justifikohet Xhelal Mziu: Ju tregoj kush e ka fajin

KZAZ 47 në qarkun e Tiranës, që i përket Bashkisë së Kamzës po shkon drejt mbylljes, pasi kanë mbetur edhe vetëm 2 kuti për tu numëruar.

Kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu ka shpallur tashmë fitoren në këtë zonë, duke thënë se “Jemi 6% më shumë se koalicioni qeverisës”.

Ai shtoi se: “Janë edhe dy kuti për tu numëruar. Unë e konsideroj një arritje të Kamzës, këtë rezultat, pasi nuk duhet të përjashtojmë rolin që ka luajtur koalicioni qeverisës, që kanë përdorur arsimin, OSHEE dhe legalizimet”,- tha Mziu.

Duke u mbështetur në rezultatin e përgjithshëm të forcës që ai përfaqëson, Partisë Demokratike, Mziu shton se humbjen e PD-së e ka sjellë kanalizimi i vendit.

“Ngelem shpresëplotë se numri i deputetëve do jetë edhe më i madh se kaq sa kemi tani. Në Shqipëri fajin kryesor e ka kanabizimi, dhe instrumente të tjerë shtrëngues. Duke marrë shkasë nga zgjedhjet e Dibrës, ku kam qenë vetë prezent kam parë që vota është tjetërsuar”,- tha Mziu.

SHKARKO APP