Humori lidhet me stinën kur keni lindur?

Në një studim të prezantuar në “European College of CNP Congress” në Berlin, thuhet se muaji në të cilin kemi lindur, është përcaktues në gjendjen tonë të humorit. Madje, sipas kërkuesve dhe autorëve të këtij studimi, stina në të cilën kemi lindur, mund të rrisë mundësitë që të kemi probleme deri edhe me shqetësime të tjera me karakter psikologjik.

Ata që kanë lindur në dimër janë të destinuar të jenë gjithnjë të trishtuar, për shkak të klimës së stinës kur ka qëlluar të lindin, apo faktit të mungesës së ndriçimit diellor gjatë kësaj stine. Në fakt, gjërat duket se nuk janë kaq të thjeshta.

Personat që kanë lindur në verë, përkundrazi, kanë më shumë lëkundje të humorit në krahasim me ata që kanë lindur në dimër. Ndërkohë që, ata persona që kanë lindur në pranverë-verë, ka më shumë gjasa të jenë më pozitivë.

Ata persona që kanë lindur në dimër, si të rritur ka shumë mundësi që të bëhen persona që nervozohen më lehtë. Po kështu, ata provuan se njerëzit që kanë lindur në vjeshtë, e cila përkon me stinën më të trishtë të vitit, ndjehen përgjithësisht me humor të dobët dhe pa besim në vetvete.

Por veç fëmijëve, këtë e pësojnë edhe vetë prindërit. Kjo pasqyrohet në dëshirën e tyre për të sjellë në jetë fëmijë, ose më mirë akoma mund të themi, se kemi të bëjmë me stinë që favorizojnë fertilitetin e tyre dhe stinë që çojnë në të kundërtën. Është provuar se kush ka probleme me lëkundjet e humorit, përgjithësisht nuk është i prirur për t’u riprodhuar në periudhën e ftohtë të vitit.

SHKARKO APP