HUMOR/Shpërthen simpatizantja: Saimir Tahiri është Komisar Katani i Shqipërisë
Çështja e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ka qenë tema më e nxehta e javëve të fundit në media të ndryshme dhe në rrjetet sociale. Incidenti mes simpatizantëve të Saimir Tahirit dhe gazetarëve para kryesisë së Kuvendit u debatua gjatë si një sjellje ekstreme ndaj medias. Ndërkohë që opinioni është ndarë “pro” dhe “kundër” ish-minsitrit.
Spektakli i humorit, “Al Pazar”, i drejtuar nga artisti Agron Llakaj, parodizon gjithë protesta e mbështetësve ndaj ish-ministri që akuzohet për “trafik droge” dhe korrupsion.
“Gazetarja” e Al Pazar është bërë dëshmitarë e një skene të shëmtuar me simpatizantët e ish-ministrit, që kishin dalë në mbështetje poshtë shtëpisë së tij. Ata kanë ofenduar “gazetaren” dhe i kanë cilësuar shpifje të gjitha akuzat në adresë të ish-ministrit.
Ka nga ata që e cilësojnë Tahirin “Katanin e Shqipërisë, ka edhe nga ata që shpërthejnë ndaj gazetares duke i thënë se “ke marrë lek për të folur keq për ish-ministrin”. Në fakt ka edhe nga ata që nuk e dinë se përse ndodhen aty. Një numër mjaft i bukur i vënë në lojë nga aktorët e formatit të njohur të humorit që transmetohet çdo të shtunë në orën 21:00 në Vizion Plus.
Për të parë videon në Youtube KLIKONI KËTU
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=p2sAB1G4on0″ width=”560″ height=”315″]