Hungaria e hedh poshtë vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë

Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendos që tv gjitha shtetet anëtare duhet të strehojnë refugjatë. A do të hyjë në fuqi shpërndarja sipas kuotave? Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GJED) i hodhi poshtë ankesat e Sllovakisë dhe të Hungarisë kundër shpërndarjes së refugjatëve dhe azilkërkuesve në të gjitha vendet e BE-së. Në shtator të vitit 2015, Sllovakia, Hungaria, Republika Çeke dhe Rumania votuan kundër një vendimi të Këshillit të Ministrave të shteteve të BE-së, në Bruksel. Këshilli vendosi të shpërndajë në vendet e BE-së 120,000 refugjatë nga Greqia, Italia dhe Hungaria.

Ky vendim është i ligjshëm, vendosi gjykata në Luksemburg. Fakti që BE-ja me vetëm pak përjashtime e ka zbatuar vetëm ngadalë shpërndarjen e refugjatëve nuk e prish vlefshmërinë ligjore të kuotës së refugjatëve, u shprehën gjyqtarët. Gjykata i hodhi poshtë të gjitha argumentet e paraqitura nga Sllovakia dhe Hungaria. Edhe Polonia, e cila deri tani refuzon të pranojë as edhe një refugjat të vetëm dhe e mbështet padinë, është, sipas vendimit të gjykatës, e detyruar të ndryshojë politikën e vet.

Frankreich Flüchtlingsverteilung in Reims (DW/E. Bryant)

Komisioni i BE-së mund t’i padisë shtetet anëtare

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas kësaj humbjeje të rëndë ligjore për kryeministrin socialdemokrat të Sllovakisë, Robert Fico dhe kryeminstrin konservator të Hungarisë, Viktor Orban, Komisioni i BE-së në Bruksel mund të vazhdojë procedimet e tij kundër shteteve që nuk janë të gatshme të pranojnë refugjatë. Komisioni ka nisuar tashmë procedurat për shkelje të marrëveshjeve kundër Hungarisë, Polonisë dhe Republikës Çeke. Komisioneri i BE-së Dimitris Avramopulos kërcënoi nga Brukseli duke thënë se është i vendosur të ngrejë akuza kundër Hungarisë, Polonisë dhe Republikës Çeke brenda disa javësh. Rezultati i procedurave mund të jenë gjoba e ndjeshme. Edhe Austria nuk ka marrë ende asnjë refugjat të vetëm në bazë të kuotës së shpërndarjes së refugjatëve. Edhe Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe Spanja nuk e kanë përmbushur detyrimin e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hungaria e quan vendimin “të papërgjegjshëm”

Kryeministri hungarez Viktor Orban është kundër pranimit të refugjatëve dhe thotë se emigrantët janë “kali i Trojës së terrorizmit”. Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, e quajti vendimin e Luksemburgut “të papërgjegjshëm” dhe tha se Hungaria do të vazhdojë të këmbëngulë për gjetjen e rrugëve legale që të vendosë vetë se kë të lejojë të hyjë në vend ose jo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?