Hyri me dokumentin e dikujt tjetër, kandidati i PS në Korçë nxirret jashtë qendrës së numërimit (VIDEO)

Kandidati i 9 për deputet në listën e Partisë Socialiste, Sotiraq Brakto është nxjerrë jashtë nga disa përfaqësues të KZAZ 71 në qytetin e Korçës.

BalkanWeb mëson se Bratko ka hyrë me dokumentin e autorizimin e dikujt tjetër. Ndërkohë kanë dalë rezultatet e para për Qarkun e Korçës, ku PS-ja rezulton të jetë në avantazh.

‘BalkanWeb’ mëson se pasi janë hapur 5 kuti votimi në Kallamas të Pustecit, PS-ja është në avantazh me disa votë më shumë se sa forcat e tjera.

SHKARKO APP