I dehur në timon shkakton aksidentin me dy të vdekur në aksin Tiranë-Elbasan, arrestohet shoferi

Arrestohet nga policia drejtuesi i mjetit që shkaktoi mbrëmjen e djeshme aksidentin me dy të vdekur në aksin Tiranë-Elbasan. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë në dalje të tunelit të Kërrabës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet B. P., 58 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen”, me drejtuese shtetasen me inicialet D. D., 26 vjeçe, banues në Shkodër.

Për pasojë kanë ndërruar jetë në spital dy pasagjeret, shtetaset me inicialet. L. G., 19 vjeçe dhe Xh. Q., 18 vjeçe, të dyja banuese në Shkodër, si dhe janë plagosur shtetaset D. D. dhe N. Q., 19 vjeçe, banuese në Shkodër, të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën, bëjmë me dije se shërbimet e Policisë kanë kryer të gjitha veprimet hetimore.

58-vjeçari akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.

SHKARKO APP