I kanë imituar por Driloni e bën ndryshe (VIDEO)
Drilon Hoxha është konkurrenti më i ri i “Dance With Me”. Regjisori dhe aktori i njohur i disa filmave shqiptarë tani do kërcejë dhe jo vetëm. Driloni duket se edhe do të bëjë një nga ato ndërhyrjet që show i kërkon dhe çfarë di ai të bëjë më mirë, është imitimi. Demonstroi edhe dje diçka dhe na bëri me dhimbje brinjësh e nofullash nga të qeshurat. Ramën dhe Berishën kanë tentuar shumë të imitojnë. Disa ia kanë arritur më së miri. Po Driloni e bëka ndryshe, madje të dy karakteret. E ka bërë edhe më parë. Vite shkuar ka imituar Sali Berishën në “Portokalli” si dhe në Talent Show-n “Ti vlen”. Mbase s`do na i kursejë ca të qeshura edhe javët e ardhshme.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=DR-eK0im5kM&feature=player_embedded” width=”560″ height=”315″]