“I love Tirana” në Parkun Rinia
Me rastin e ditës së të dashuruarve, në 14 shkurt të këtij viti, Bashkia e Tiranës përuroi instalacionin e ri “I love Tirana” në Parkun Rinia, i cili shumë shpejt u kthye në një atraksion për vizitorë të shumtë vendas dhe të huaj.
Por për fat të keq, edhe ndaj këtij objekti që është ndër më të fotografuarit, nuk kanë munguar sjelljet vandale, duke e dëmtuar atë.
Kanë qenë punonjësit e Ndërmarrjes së Dekorit të Tiranës të cilët gjatë kësaj fundjave punuan për t’i rikthyer shkëlqimin këtij instalacioni nga ku qytetarët mund të bëjnë foto me të dashurit e tyre me sfond Parkun e gjelbëruar të Rinisë.