I “madh” sa një pëllëmbë (FOTO)

Austin Douglas lindi vetëm 560 gramë dhe mjekët i thanë prindërve se kishte pak gjasa që i vogli të mbijetonte. Austin kishte lindur kaq para kohe, 22 javë, sa lëkura e tij ishte e tejdukshme dhe mund t’i dalloje organet, ndërsa veshët dhe mushkëritë nuk ishin zhvilluar ende plotësisht.

Mrekullia ndodhi, dhe  ani, 10 muaj më vonë dhe pasi i mbijetoi 2 dy infeksioneve në mushkëri, prindërit shpresojnë se “mrekullia e tyre e vogël” do më në fund do të mund të lerë spitalin dhe të shkojë në shtëpi.

Bebet normalisht lindin pas 40 javësh, që do të thotë se Austin i vogël nga Leicester ishte në gjysmë të zhvillimit kur erdhi në jetë.

Nëna e tij Helen dhe bashkëshorti Rhys shpresojnë se do të mund ta marrin të birin në shtëpi në fund të Korrikut.

“Ditën që lindi e dija që diçka nuk shkonte. Kisha një ndjesi të fortë për të shtyrë dhe shkova menjëherë në spital. Austin ishte gati për të dalë dhe mjekët nuk mund të bënin asgjë për ta ndaluar”, shpjegoi gruaja.

SHKARKO APP