I mbijetoi tsunamit, e gjetën me fanellën e Ronaldos, sot firmos për Sporting Lisbonë
Një adoleshent Indonezian që u gjet i gjallë me një fanellë të Portugalisë dhe me emrin e Cristiano Ronaldos, pas tsunamit që preku zonën e tij në dhjetor 2004, ka firmosur për Sporting Lisbon.
Nga Tsunami humbën jetën me mijëra vetë, ndërsa djaloshi mbijetoi falë njw mrekullie dhe tashmë ka nisur karrierën si futbollist.
Martunis, 17 vjeç, iu bashkua akademisë së Sporting, akaemi që zbuloi edhe talentin e Ronaldos gjatë dekadës së kaluar.
"Martunis është rekrutuar nga akademia e Sporting, ku do të jetojë, studiojë dhe do të rritet për t’u bërë futbollist,” – thuhej në njoftimin zyrtar të klubit të famshëm të Lisbonës.
“Jam shumë i lumtur të jem bërë pjesë e Sporting, gjë të cilën e kam ëndërruar tërë jetën,” – theksoi Martunis.
Martunis u gjet në rajonin e Aceh, në veri të ishullit Sumatra, tre javë pasi tsunami u mori jetën më shumë se 220,000 njerëzve gjatë bregdetit në Oqeanin Indian.
Në 2005, Federata Portugeze e Futbollit pagoi që ai të vinte në Portugali dhe të takohej me Ronaldon.