“I mbushur me shenja dhe rrudha”
Femrat besojnë se me dietën e duhur dhe pak palestër trupi do të qëndrojë gjithnjë në formë. Por një nënë australiane dhe blogere, Mel Watts vendosi të postonte dy fotografi në Instagram, një gjatë kohës që ishte 30 javëshe shtatzënë dhe një 4 ditë pasi kishte lindur.
Ajo shkruajti se teksa trupi i saj ishte “i mbushur me shenja dhe rrudha”, ai solli në botë një jetë, djalin e saj të vogël.
“Kaq shumë herë kam patur dyshim për trupin tim, jam përpjekur të fsheh çfarë nuk më pëlqen. Në të vërtetë, ky trup ka bërë gjithçka që kam dashur ndonjëherë. Sigurisht nuk është trup revistash e për reklamim të rrobave të banjës, që për disa mund të ketë shumë rëndësi. Por për mua dhe bashkëshorti tim është vendi ku u rritën fëmijët tanë. Është vendi ku nisi gjithçka ne duam”.
Vendimi i Watts për të publikuar këto imazhe ka ngjallur mjaft reagime në rrjetet sociale.